Tërmete të fuqishme trondisin Turqinë! Mbi 3700 viktima e mbi 14000 të plagosur! Mijëra të tjerë nën rrënoja! Erdogan shpall 7 ditë zie! Toka lëviz 3 metra (VIDEO+ FOTO)

Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 3700 viktima dhe mbi 14000 të plagosur. Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km. Kjo ka shpallur gjendje emergjence në Turqi. Liderët ndërkombëtarë janë bërë bashkë për t’iu gjendur pranë Turqisë dhe Sirisë dhe për t'i ofruar ndihmë.

Ndërkohë që dy tërmete të tjera shumë të fuqishme janë regjistruar në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.5 dhe 5.9 të shkallës Rihter. Qendra e këtyre dy pasgoditjeve ka qenë në Elbistan, pak më shumë se 125 kilometra në vijë ajrore nga Gaziantep. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. 

Pas tërmetit kishte 8 paslëkundje të fuqishme. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore. Deri tani nuk raportohen shqiptarë të lënduar.

Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga pasgoditje të fuqishme, gjithsej 78 të tilla, ndërkohë që 8 prej tyre nga 4.7 deri në 5.6 ballë. Gjithashtu duhet theksuar se rajoni i tërmetit po përballet gjithashtu me kushte të rënda atmosferike. Janë të paktën dhjetë provinca turke të prekura nga tërmeti. Zonat më të prekura ishin Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Malatya dhe Adana.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Liban, Jordani, Izrael dhe Irak.

"Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e së hënës ishin më të fuqishmet. Gjithashtu është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve 'Sandëich' në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Tërmeti në Turqi/ Momenti kur ndërtesa shumëkateshe ndahet në mes dhe bie në rrugë

Pamje dramatike janë ato që vijnë nga Turqia pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot zonën juglindore të Turqisë. Tërmeti prej 7.9 ballësh ka shkaktuar deri tani mbi 3600 viktima.

Ndërkohë mijëra ndërtesa janë shembur, si ky pallat i cili ndahet në mes dhe bie në rrugë.

Horrific videos emerging from #tuerkiye of the devastating earthquake building crumbles down in mere seconds #Turkey #TurkeyEarthquake pic.twitter.com/485DYrHIKN

— Amit Sahu (@amitsahujourno) February 6, 2023

 

Ora 22:20
VIDEO/ Pallatet shemben si të jenë prej rëre, pamjet tragjike nga tërmeti në Turqi

Juglindja e Turqisë u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 7, 8 ballë i shkallës Rihter i pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.

Mbi 3600 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur. Pamje  të frikshme nga momentet e lëkundjeve e frikshme që zgjatën 100 sekonda janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në një video të postuar në Tëitter shihet se si një ndërtesë shumëkatëshe shembet.

 

Ora 22:02
Tërmetet në Turqi dhe Siri, mbi 3600 të vdekur

Më shumë se 2,300 njerëz kanë vdekur në Turqi nga tërmeti shkatërrues pranë kufirit me Sirinë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të dy vendet në më shumë se 3,600. Këtë e bëjnë të ditur autoritetet turke. 

Qeveria siriane deri më tani ka regjistruar 656 të vdekur, ndërsa organizatat në zonat e kontrolluara nga opozita flasin për të paktën 450 të vdekur.

Ora 20:17
VIDEO rrëqethëse! Nëna nën rrënojat e tërmetit sjell në jetë foshnjën, por vetë vdes! Qytetari merr të sapolindurin në duar

Një situatë rrëqethëse është regjistruar në Alepo të Sirisë. Një grua nën rrënoja ka arritur të sjellë në jetë foshnjës e saj, por për fat të keq vet nuk ka mundur të mbijetojë. Në pamje shihet momenti kur një nga burrat ka arritur që të nxjerrë foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

 
Ora 19:56
Ukraina ende në luftë, por solidarizohet me Turqinë! Zelensky- Erdogan: Jemi gati t’ju ndihmojmë

1675709886_23020520294602turkeyearthquake0205.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka telefonuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke i shprehur ngushëllimet e ku thotë se Ukraina është gati për ta ndihmuar popullin turk në këto momente të vështira.

“I shpreh ngushëllimet e mia presidentit turk Recep Tayyip Erdogan , popullit turk dhe familjeve të atyre që humbën jetën në tërmetin në Turqi dhe uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit turk në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e katastrofës”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Ora 19:53
Shkon në 2600 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri

1675709715_Screenshot1.jpg

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të rritet. Më shumë se 2,600 njerëz kanë vdekur, 1,651 prej tyre në dhjetë provincat e Turqisë të goditura nga tërmeti, ku u plagosën 11,119 të tjerë, sipas ministrit të shëndetësisë. Në zonat e Sirisë të kontrolluara nga qeveria ka 538 të vdekur dhe 1360 të plagosur. 

Ora 18:55
Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi

1675252466_bf.JPG

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Nëpërmjet një postimi të bërë, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e dielë më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”-shkruan Erdogan.

Ora 18:44
Mitsotakis bisedë telefonike me Erdogan, i shpreh gatishmërinë e Greqisë për t'i ardhur në ndihmë pas tërmetit shkatërrimtar

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi. Gjatë komunikimit, kryeministri, shprehu pikëllimin e tij për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe i përcolli Erdoganit mbështetjen dhe ngushëllimet e qeverisë dhe popullit grek për humbjen e jetëve të mijëra njerëzve.

Sipas informacioneve telefonata është bërë në orën 17:00 dhe ka zgjatur rreth 10 minuta. Erdogan përshkruajti me detaje se çfarë ndodhi me fatkeqësitë e tërmetit dhe u shfaq i tronditur. 

Mitsotakis ritheksoi gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar menjëherë Turqinë në çdo mënyrë dhe përtej ekipit që tashmë është nisur për në rajon në trajtimin e pasojave të tërmetit. Erdogan e falenderoi kryeministrin për mbështetjen dhe ndihmën e menjëhershme.

Ora 18:01
VIDEO/ Tërmeti në Turqi, momenti kur fëmija del shëndoshë e mirë nga rrënojat

1675703021_finalprojekt.00422506.Still014.jpg

Media turke kanë publikuar një video të një vajzë e cila del në gjendje të mirë shëndetësore nga rrënojat e një banese, të shembur nga tërmetet që tronditën Turqinë dhe Sirinë. Ajo ka shpëtuar mrekullisht nga rrënojat e ndërtesës dhe shihet teksa del në gjendje të mirë shëndetësore.

Turkish mass media publishes a video with a girl climbing out from under the rubble after the earthquake????#earthquake #Turkey #PrayForTurkey #زلزال #هزة_أرضية #Turkiye # pic.twitter.com/ZKPEM3EOfu

— BJR 24 (@conflicts_111) February 6, 2023

 

Ora 17:52
Shqiptarja nga Ankaraja: Bilanci i viktimave pritet të rritet! Janë goditur shumë qytete, duket sikur do krijohet edhe një herë harta e Turqisë

Në një lidhje live nga Ankaraja, shqiptarja Anxhela Bregu ka treguar se si paraqitet situata në këto momente, pas 2 lëkundjeve të forta. Ajo tha se nëse infrastruktura do ishte më e mirë, mund të kishte një bilanc më të ulët të viktimave.

"Dyshohet të kemi një bilanc shumë të lartë, se pati 2 goditje. Kam frikë të them se nuk do të ndodh një e tretë. Nuk është diçka normale kjo. Është më shumë se 7 km nën tokë, rrugët janë çarë nga të gjitha anët, shkolla, të gjitha, nuk ka ngelur gur mbi gur, e çuditshme që disa ndërtesa nuk janë shembur, një infrastrukturë e përshtatshme, mund të kishte shpëtuar. Duhet mbështetje.

 

Ajo thotë se nuk ka përjetuar asnjëherë një tërmet të këtyre përmasave.

“Nuk kemi përjetuar tërmete të kësaj përmase”, tha ajo.

Ajo që është më e rëndë, thekson Anxhela Bregu, është se ka pasur disa biznesmenë që kanë përfituar nga kjo situatë dhe kanë rritur çmimet e batanijeve apo ushqimeve.

“Janë ndaluar fluturimet, autobusët janë ndaluar përveç familjarëve. Ndonjëherë harrojmë që janë njerëz me halle, ka filluar përfitime, duke shtuar çmimet e ndihmës, e batanijeve e ushqimeve. Ministria ka reaguar. Telefonat kanë pasur probleme, por nëpërmjet telefonit diçka është arritur”, tha qytetarja në Turqi.

Bregu ka deklaruar se shumë rrënoja ende nuk ka nisur kërkimet dhe bilanci pritet të rritet.

“Minimumi 5000 të vdekur do e mendoja, nuk janë hapur shumë rrënoja. Do krijohet edhe njëherë harta e Turqisë.  ”, shtoi Bregu.

Ora 17:16
Zëvendëspresidenti turk: ​​3,471 ndërtesa u shembën dhe rreth 10,000 të lënduar! U regjistruan 145 pasgoditje

1675700217_gsgs.JPG

3471 ndërtesa u shembën në Turqi nga tërmeti. Këtë e ka bërë të ditur për shtyp zv.presidenti turk Fuat Oktay , duke saktësuar se numri i të plagosurve ka shkuar në 9733 dhe se ka pasur deri në 145 pasgoditje.

Ora 15:38
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, shkon në mbi 2300 numri i të vdekurve

1675687677_turqi.JPG

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi kufirin midis Turqisë dhe Sirisë është rritur në mbi 2300.

Vetëm në Siri janë 810 të vdekur nga tërmeti, ndërsa në Turqi rreth 1500 të vdekur. Sa u takon të plagosurve, janë të paktën 7600 ndërsa në Siri janë mbi 1280.

Ora 14:13
Video prekëse, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga rrënojat e tërmetit: Do të të blej një çokollatë sapo të të nxjerr këtu

Një video që prek zemrat e të gjithëve është transmetuar nga televizioni turk A Haber. Në video duket një moment ku ekipet e kërkim shpëtimit po nxjerrin një fëmijë të vogël nga rrënojat.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana.

“Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.

Ora 14:07
‘Goditja zgjati 100 sekonda’, sizmologu britanik: Mund të ketë pasgoditje më të madhe se kryesorja, ishte lloji më i keq

Një sizmolog britanik, Stephen Hicks, ka thënë se tërmeti në Turqi ishte nga më të këqinjte. Ajo ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të presin mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm.  Ai tha se ekziston gjithashtu një shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore.

“Ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë. Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të ulen me kalimin e kohës.” vazhdoi zoti Hicks.

Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda dhe udhëtoi rreth 400 km në atë kohë.

“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes, Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt është shpërthyer përgjatë një çarje prej rreth 400 km” -tha ai.

Ora 14:06
Tërmeti në Turqi/ Dy nxënës nga Maqedonia janë lënduar si pasojë e goditjeve

turqi-780x439-1.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka njoftuar se dy studentë nga Maqedonia e Veriut kanë mbetur të lënduar nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë. Tetë nxënës nga Maqedonia ishin në zonën ku ndodhi tërmeti pasi janë në Turqi me programin “Erasmus Plus”. Njëri prej nxënësve ka dëmtime më të rënda dhe po merr trajtim në spital, ndërsa tjetri ka dëmtime më të lehta.

 “Ambasadat tona dhanë informacion dhe kontaktuan nëntë nga qytetarët tanë që ndodhen në rajonin e kërcënuar. Bëhet fjalë për tetë nxënës dhe mentor/mësues të tyre, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”. Si pasojë e tërmetit, dy nga nxënësit kanë pësuar lëndime fizike: njëri ka lëndime më të rënda – frakturë që aktualisht është duke u mjekuar nga personeli mjekësor – ndërsa nxënësi i dytë ka lëndime të lehta. Asnjëri nga nxënësit apo mësuesit nuk janë në rrezik. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup 38975273732”, thonë nga MPJ Maqedoni.

Ora 14:02
VIDEO/ Mrekulli! Një grup fëmijësh nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm në Turqi

1675688600_turqii.JPG

Tërmeti i rëndë 7.9 ballë që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm ka shkaktuar më shumë se 1500 viktima. Mëgjithatë, mrekullitë edhe ndodhin!

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet momenti kur shpëtohen disa fëmijë pasi ishin të bllokuar poshtë rrënojave.

Puna intensive për kërkimin e trupave poshtë rrënojave vijon pa ndaluar ku edhe shumë qytetarë janë aktivizuar në mënyrë të vullnetshme.

 

Ora 13:35
Pamje shokuese, një e çarë mes përmes pistës! Aeroporti i shkatërruar në Turqi (VIDEO)

Pamjet vijnë nga një prej 10 qyteteve më të prekura nga tërmetet në Turqi. Një çarje tokësore e ngritur që kalon përgjatë asfaltit dhe e përshkon atë në mënyrë tërthore në pistën e aeroportit Hatay, u shkatërrua nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë natën e 6 shkurtit.

Është gjithashtu e pamundur të përdoret aeroporti për uljen e fluturimeve ndërkombëtare që do të mund të sillnin grupet e shpëtimit apo edhe ndihma.

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay njoftoi se të gjitha fluturimet komerciale janë pezulluar në aeroportet e Hatay dhe Gazantiep si pasojë e dëmeve të pësuar nga tërmeti.

 

Ora 13:31
Tërmetet shkatërruese, gazetarja shqiptare në Ankara: Nuk ka shumë shqiptarë në zonat e prekura! Ata janë të vendosur në qytetet perëndimore të Turqisë

Gazetarja Nada Dosti nga Ankaraja foli për Report Tv duke thënë se tërmeti 7.5 ballë që tronditi Turqinë në mesditë u ndje edhe në kryeqytet. Dosti u shpreh se në zonat që janë prekur nga lëkundjet nuk jetojnë shumë shqiptarë pasi janë të vendosur kryesisht në vendet perëndimore të Turqisë.

“Tërmetin në Ankara e ndjemë edhe pse jemi larg. Ndodhi në Elbistan. U ndje edhe në Qipro, Jordani, Liban dhe Armeni. Për goditjet e fundit nuk ka ende të dhëna. Shumica e shqiptarëve janë të përqendruar në vende si Ankaraja, Stambolli, Izmiri, pra në vendet perëndimore. Me aq sa kam informacion nuk ka shqiptarë studnetë që jetojnë në këto zona. Sipas ministrisë, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar”, tha Nada.

 

Ora 13:28
FOTOLAJM/ Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje apokaliptike

1675686559_truqi.JPG

Pamje apokaliptike janë raportuar nga tërmeti në Turqi e Siri. Goditja e fortë na jep një pamje horror, me pallate të shkatërruara, rrugë, lagje e qytete. Blloqe të tëra të qytetit u rrafshuan nga tërmeti, shufra metalike u shpërndanë nëpër rrugë dhe automjetet u përmbysën. Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të çliruar personat e bllokuar nën rrënoja.

Ora 13:13
Pamjet, një qytet në Turqi i bërë rrafsh me tokën

 

Qyteti i Kahramanmaraş nuk ekziston më. Pamjet e publikuara nga mediat italiane dhe të regjistruara nga qytetarët tregojnë shtëpi të shkatërruara, ndërtesa të shembura, rrënoja kudo. Tërmeti me magnitudë 7.9 që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë ishte jashtëzakonisht i fortë.

Ora 13:08
“Lëkundjet u ndjenë deri në Grenlandë”

Goditjet e tërmetit shkatërrues që goditi zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë u ndjenë deri në Grenlandë. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Gjeologjik Danez.

Ora 13:05
Tërmeti 7.9 ballë në Turqi/ Dëme të mëdha në portin e Iskenderunit, çarje në pistat ajrore të rajoneve të prekura

1675685125_vdh.JPG

Porti i Iskenderunit, në jug të Turqisë, është dëmtuar rëndë nga tërmetet e fuqishme të regjistruara mëngjesin e sotëm. Kështu ka bërë të ditur drejtoria detare, sipas së cilës disa pjesë të kalatës janë shembur. Portet e tjera në qytetet e tjera në jug nuk pësuan dëme, ndërsa çarje janë formuar në pothuajse të gjitha pistat e aeroporteve në rajonet e prekura, tha ministria e mbrojtjes e Ankarasë.

Ora 13:02
Fotot rrëqethëse nga tërmeti në Turqi, pallate të shkatërruara dhe njerëz të gjakosur pranë rrënojave

Pallate të shkatërruara, njerëz të gjakosur dhe me fëmijë në duar dhe ekipe kërkim-shpëtimi pranë rrënojave janë imazhet tronditëse që vijnë nga Turqia pas tërmetit shkatërrues.

Më shumë se 1500 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën të hënën një tërmeti i madh goditi Turqinë, duke shkatërruar blloqe apartamentesh dhe duke shkaktuar dëme edhe në Siri, ku raportohen më shumë se 400 jetë të humbura.

Ora 12:50
Eksperti italian për tërmetin në Turqi: Toka lëvizi 3 metra përgjatë 150 kilometrave në disa dhjetëra sekonda

1675684319_Capture.JPG

Një ekspert italian i sizmiologjisë ka dhënë detaje tronditëse për tërmetin e fuqishëm që ka goditur sot Turqinë.  Profesor Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thotë se sot në ndodhi “ajo që ne e quajmë pllaka arabe të lëvizte rreth 3 metra përgjatë një drejtimi verilindje-jugperëndim në lidhje me pllakën e Anadollit; po flasim për një strukturë në zonën kufitare mes kësaj bote, atë të pllakës arabe dhe asaj të pllakës së Anadollit”.

Ai u shpeh se për të paktën 150 kilometra kishte një zhvendosje edhe më shumë se tre metra. Gjithçka ndodhi në pak dhjetëra sekonda, duke rrezatuar këtë tërmet me magnitudë 7,8,-7,9 ballë, një tërmet që quhet i madh”.

Ora 12:32
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, a e kishte parashikuar studiuesi tri ditë më parë?

1675683141_FrankHoogerbeets2.jpg

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe kufirin e Sirisë duke rrëzuar ndërtesa në të gjithë rajonin. Megjithatë, një studiues sizmik, Frank Hoogerbeets duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë. Edhe pse jo korrekt në distancë, studiuesi ka patur një afërsi për shifrën që Turqia u përball ditën e sotme. 

“Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani të Sirisë.”- shkroi ai në rrjetin e tij social.

Postimi i tij në Twitter
Ora 12:25
Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri! 1500 jetë të humbura, mbi 7 mijë të plagosur

Bilanci tragjik i jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka arritur në 1500. Ndërkohë deri tani raportohen rreth 7 mijë të plagosur.

Ora 12:20
E trishtë në Turqi/ Qytetarja e bllokuar nën rrënoja pas tërmetit, publikon video në rrjetet sociale dhe kërkon ndihmë

Një tërmet fatal goditi Turqinë, ndërsa ka lënë pas mbi 1200 viktima, mijëra qytetarë të plagosur. Mijëra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren.

Një video prekëse është publikuar një qytetare e cila ka mbetur e bllokuar nën rrënoja. Ajo ka publikuar video në rrjetet sociale teksa është totalisht e bllokuar nën rrënoja dhe bën thirrje për ndihmë.

 

Ora 12:19
Tërmeti në Turqi, Borrell: BE ka dërguar ekipe shpëtimi për t’u ardhur në ndihmë

1675680365_87459684d0e5475290ed89333a77bdb3.jpg

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Komisioneri Evropian për Emergjencat, Janez Lenarcic u shprehën se do të dërgohen 10 ekipe shpëtimi në Turqi e Siri për t’u ardhur në ndihmë.

"Dhjetë ekipe urbane të kërkim-shpëtimit u mobilizuan shpejt nga Bullgaria, Kroacia, Çekia, Franca, Greqia, Holanda, Polonia dhe Rumania për të mbështetur reaguesit e parë në terren. Italia dhe Hungaria gjithashtu ofruan ekipet e tyre të ndihmës në Turqi".  

“Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së është në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet turke për të koordinuar ndihmën e mëtejshme, nëse është e nevojshme”, vijon shënimi ku saktësohet se është aktivizuar edhe sistemi satelitor Copernicus i BE-së.

Ora 12:03
VIDEO/ Gazetari po raportonte live në Turqi, momenti kur toka dhe pallatet që e rrethonin u lëkundën sërish

Një gazetar po raportonte live rreth situatës në Turqi kur vendi u trondit sërish nga 2 tërmete të njëpasnjëshme. I frikësuar vijoi raportimin ndërsa kameramani tregonte se si lëkundeshin pallatet për shkak të tërmetit.

Ora 11:47
Horror në Turqi, goditet sërish me dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit në qendër të vendit

1675680449_fhjll.JPG

Horrori në Turqi nuk ka të ndalur, qendra e vendit është goditur edhe nga dy tërmete shumë të fuqishme.  

Sipas raportimeve paraprake kanë qenë dy tërmetë njëri pas tjetrit, shumë të fuqishme, 7.7 dhe 6 ballë.

Ora 11:47
Gazetari shqiptar në Turqi: Janë shkatërruar edhe spitale e shkolla! Ekspertët thonë se paslëkundjet do të zgjasin, banorët të qëndrojnë larg ndërtesave

 

Sokol Brahaj, gazetar shqiptar në Turqi ka folur në Report Tv për tërmetin shkatërrues duke thënë se ndërtesat janë ende në rrezik rrënimi për shkak të pasgoditjeve.

“Tërmeti i fundit është ndjerë gjithandej. Të dhënat e deritanishme janë të frikshme. Në zonën e Adanës janë disa fshatra me shqiptarë. Komunikimi me telefon në zonë është shumë problematik. Po bien ndërtesat për shkak të pasgoditjeve. Janë mbi 50 tërmete pas atij të madhit. Me të vërtetë është një katastrofë shumë e madhe. Media sociale nuk punon shumë.

Qytetet që janë afër Turqisë në Siri janë të dëmtuara. Edhe ndërtesa si spitale e shkolla janë rrëzuar në kufirin me Sirinë. Edhe atje ka pasur rrënime të mëdha e humbje jetësh. Të gjithë bëjnë thirrje që të mos qëndrojnë pranë ndërtesave. Këto do të jenë të vazhdueshme 3-4 ditë thonë ekspertët”, tha Brahaj.

Ora 11:47
Tërmeti në Turqi/ Një ekip i tërë nën rrënoja, apel për ndihmë për të nxjerrë gjallë volejbollistet

1675687677_turqi.JPG

Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka prekur edhe ekipin e femrave në vollejboll të Hatay.

14 volejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin kur tërmeti goditi Turqinë. “CNN Turk” ka raportuar një apel të bërë nga sportisti Eneshan Can, i cili i bën thirrje të gjithëve të gërmojnë nën rrënoja për të nxjerrë të gjalla volejbollistet.

Disa çaste më parë, u bë e ditur se tre futbollistë u nxorrën të gjallë nga rrënojat, ndërsa një portier është ende në kërkim, por ende asnjë lajm pozitiv për të.

Ora 11:30
VIDEO/ Ishte duke folur në intervistë për Report Tv, shqiptarja në Turqi ndjen lëkundje tërmeti: S'kemi besim te këto ndërtesa të vjetra

Anxhela Bregu, koordinatore në drejtorinë e Teatrove në Turqi ishte duke folur nga Anakaraja për Report Tv kur ndjeu lëkundje tërmeti. Me zërin që i dridhej u shpreh se ndiheshin të frikësuar për shkak të ndërtesave të vjetra.

Teksa kujtonte tërmetin e fuqishëm të orëve të para të mëngjesit, Bregu u shpreh se janë të tmerruar ndërsa theksoii se koha e keqe ka vështirësuar operacionin e kërkim shpëtimit.

“Zonat ku shqiptarët janë më tepër të stabilizuar janë pranë detit. Në zonat ku ka tërmete, fluturimet janë ndaluar. Në Gaziantep, një kështjellë historike është shembur.

Tërmeti ka bërë me të vërtetë një tmerr. Koha është e keqe, punëtorët janë nën dëborë sikur të jenë gurë dëborësh. Koha e keqe i ka vështirësuar që të arrijnë një rezultat akoma më të shpejtë. Rrugët janë bllokuar. Sot nga Anakaraja dolën 22 zjarrfikëse për të shkuar atje.

Një nga profesorët që merret me këtë çështje dhe kishte thënë që është ndër zonat më të theksuar për tërmet”, tha Bregu.

Ora 11:15
Turqi/ Temperaturat nën minus dhe reshje bore, shihni momentin kur nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti shpëtohen fëmijët

1675678522_FoRCxe9WQAEE9UZ.jpg

Tërmeti 7.9  tronditi mëngjesin e sotëm Turqinë dhe Sirinë por edhe të gjithë botën nga bilanci i frikshëm i viktimave.  Qindra persona janë raportuar të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet momenti kur disa fëmijë shpëtohen pasi ishin të bllokuar poshtë rrënojave.

Ekipet e shpëtimit, qytetarë të ndryshëm që pre orëve të para kur edhe tërmeti goditi vendin janë aktivizuar për shpëtimin e qytetarëve.

Ndërkohë  veç tërmetit, temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës e bëjnë edhe më të vështirë shpëtimin e personave të bllokuar.

Ora 11:13
Tërmeti në Turqi, Erdogan: Kemi marrë masa për të ndihmuar njerëzit nën rrënoja! Janë shkatërruar 2818 ndërtesa

1675675001_fh.JPG

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka deklaruar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për 10 provincat e prekura nga tërmeti dhe po punojnë fort për të nxjerrë njerëzit nga rrënuar.

“Tërmeti, i cili u përcaktua si qarku qendror i Pazarcikut dhe sipas vlerësimit të fundit ishte 7.7 ballë, është ndjerë në një zonë të gjerë. Tërmeti, thellësia e të cilit u përcaktua në 7 kilometra, shkaktoi shkatërrime në provincat Kahramanmaraş, si dhe në provincat Hatay, Gaziantep, Kilis, Osmaniye, Adıyaman, Diyarbakır, Şanlıurfa dhe Adana.

Ndonëse ka dëme të vogla në provincat e tjera pranë qendrës së tërmetit, mësohet se këtu është përjetuar shkatërrimi kryesor, ndërsa në Siri janë përjetuar shkatërrime të rënda. Shteti ynë ka marrë masa me të gjitha institucionet e tij. Kryetarët e bashkive kanë mobilizuar të gjitha mundësitë në provincat e tyre, 10 guvernatorë të tjerë janë caktuar në 10 provincat tona të prekura nga tërmeti për të punuar me ta. Deri më tani kanë humbur jetën 912 qytetarë tanë. 2 mijë e 470 persona u shpëtuan. Numri i ndërtesave të gjetura të shkatërruara është 2818. ”, tha Erdogan.

Ora 10:59
Pamjet drithëruese nga tërmeti në Turqi, qytetarët duke qarë tregojnë banesat e rrënuara

Këto janë pamje drithëruese nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë në Turqi që la qindra qytetarë nën rrënoja për shkak të lëkundjeve të forta që zgjatën më shumë se 2 minuta.

Qytetarët e tronditur janë dëshpëruar dhe qajnë kur shohin se janë të rrethuar nga banesa të rrënuara.

Ora 10:54
VIDEOLAJM/ Tërmet shkatërrimtar në Turqi e Siri, futbollisti legjendar turk shpërthen në lot: Të gjithë po vdesin

Tërmeti shkatërrimtar që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë këtë të hënë ka tronditur mbarë botën. I tronditura ka reaguar dhe legjenda e portës së Turqisë dhe klubit të Fenerbahces, Volkan Demirel, i cili mes lotëve ka kërkuar ndihmë për Turqinë në këto orë të vështira.

Volkan Demirel, i cili është trajneri i Hatayspor, bën thirrje për të gjithë që të ndihmojnë sa të munden në përballimin e kësaj katastrofe natyrore.

“Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Kushtet janë shumë të këqija. Ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, the Demiral.

Edhe Zeynep Demirel, bashkëshortja e tij ka reaguar në lidhje me tërmetin, ku ka bërë me dije se ajo dhe familja e saj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Miq, jemi në Hatay dhe jemi mirë familjarisht. Nuk mund t’i kthej telefonatat dhe mesazhet një nga një, dijeni që jemi mirë”, tha ajo.

Ora 10:34
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi e Siri, UNICEF: Është një fatkeqësi, ka të ngjarë të përfshihen shumë fëmijë

1675676087_unicef.jpg

Zëdhënësi i Unicef-it në Itali Andrea Iacomini tha për Adnkronos shprehu ngushëllimet për tërmetin e Tuqisë dhe Sirisë.

“Na dhemb të mendojmë, për shkak të numrit të madh të viktimave në Turqi, se mund të jenë përfshirë edhe fëmijë. Por për momentin nuk kemi ende të dhëna zyrtare, jemi në pritje. Në kontakt me ekipin tonë në vend, e cila dua të nënvizoj se po aktivizohet menjëherë dhe është ende e angazhuar, më tha se situata është një 'fatkeqësi e vërtetë'”.

Ora 10:34
VIDEO/ Tërmeti në Turqi, shihni si shembet pallati brenda pak sekondave

Turqia u godit nga një tërmet shkatërrimtar mëngjesin e sotëm, duke lënë pas qindra viktima. Në këtë videot shihet se si një pallat është shembur brenda pak sekondave.

Ora 10:29
Kryetari i shoqatës 'Vatra' në Stamboll për Report Tv: Shqiptarët po ndimojnë për nxjerrjen e personave nga rrënojat

Bora Zukali, kryetar i shoqatës Vatra në Stamboll foli për Report Tv duke thënë se nga tërmeti shkatërrues në Turqi janë rrëzuar edhe pallatet luksoze. Ai tha se Shqiptarët po punojnë për shpëtimin e të bllokuarve nga rrënojat.

“Shumë ndërtesa janë dëmtuar. Në Adana janë rrëzuar edhe pallatet e reja. Edhe apartamentet luksoze janë rrëzuar. Nëse do ishin me standarde europiane, do ishte më ndryshe. Shqipëtarët po ndihmojnë për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat”, tha Zukali.

 

Ora 10:20
Tërmeti në Turqi, Shërbimi gjeologjik i SHBA jep parashikimin e frikshëm: Bilanci mund të rritet

1675673946_fhjll.JPG

 Të vdekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi mund të arrijnë në dhjetë mijë. Ky është parashikimi dramatik i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (Usgs), sipas të cilit do të kishte 47% probabilitet që viktimat të jenë midis njëmijë dhe dhjetë mijë, 20% se ato janë midis dhjetë mijë e 100 mijë e 27 % që janë midis 100 dhe një mijë.

Vlerësimet e USGS bazohen në të dhënat historike të tërmeteve në rajon, popullsinë dhe cenueshmërinë e strukturave në zonat më të goditura. Dëmet mund të arrijnë nga një miliard deri në dhjetë miliardë dollarë.

Ora 10:16
Presidenti Erdogan merr komandën e mbrojtjes civile

1675675001_fh.JPG

 Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka marrë rolin e numrit 1 të AFAD, mbrojtjes civile turke dhe do të koordinojë operacionet në 10 provincat e prekura nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi mbrëmë Turqinë jugore. Ndërkohë, është bërë e ditur se shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura në 10 provincat e prekura nga tërmeti për të paktën një javë.

Ora 10:11
Balerina shqiptare në Stamboll: Tërmeti ka përfshirë 10 provinca në Turqi! Njerëzit janë të organizuar për të ndihmuar

 

Linda Kalemi, balerina shqiptare që jeton në Stamboll ka folur për Report Tv duke thënë se situata është e rënduar në Turqi për shkak të tërmetit shkatërrues. Ajo u shpreh se i kanë mësuar se si të mbrohen nga tërmeti duke qenë se vendi ka shpesh herë aktivitet sizmik.

“Tërmeti ka përfshirë rreth 10 provinca në Turqi. Kjo situatë është cilësuar në nivelin e katërt të fatkeqësive natyrore. Jam bërë me fobi dhe Turqinë mund ta lë vetëm prej tërmeteve. Është tmerr i madh kur shikon që duhet të ngresh betonat. Individët janë të organizuar për të ndihmuar. Ndonjëherë është e rëndësishme se si të mbrohesh nga tërmeti. Në makinë kam corape, batanije dhe cantën e ndihmës së shpejtë. Të jesh i parapërgatitur ul përqindjen e viktimave dhe plagëve”, tha Linda Kalemi.

Ora 10:08
Një prej shqiptarëve të mbijetuar nga tërmeti në Turqi: Ndodhesha në katin e 12-të të hotelit! Dola me vrap, kishte njerëz të bllokuar nëpër shtëpi

1675687490_turqiiii.JPG

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në Report Tv se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli kur ndjeu lëkundjet e fuqishme. Dodi u shpreh se hapi derët dhe po zbriste me vrap nga shkallët.

Ai u shpreh se shihte njerëz të shtrirë që rrëzoheshin nga shkallët për shkak të lëkundjeve dhe panikut. Dodi po ashtu rrëfeu se disa njerëz mbetën të bllokuar nëpër shtëpi sepse nuk hapeshin dyert.

“Situata është jashtëazakonisht e vështirë. Njerëzit janë në rrugë. Banesa të dëmtuara ka kudo. Ishte tmerr i vërtetë. Unë kam qenë në kat të 12-të në hotel. Imagjino çfarë mund të ndjesh në një hotel në magnitudë 7.9 ballë. Unë jetoj në Greqi, këtu kam ardhur për të bërë një kontratë. Tërmeti ka bërë dëme të mëdha. Me aq sa pashë në mëngjes pashë që kishte shumë dëme. Ndodhem jashtë hotelit, në një furrë buke për momentin se ka probleme me energjinë elektrike dhe internetin. Koha është e ftohtë. Një pjesë e njerëzve qëndrojnë në makinë. Është e njëjta situatë me atë që përjetuam në 2019. Moti është shumë i keq, shi bie. Ky tërmeti zuri keq”, tha Dodi.

Ora 10:08
Një prej shqiptarëve të mbijetuar nga tërmeti në Turqi: Ndodhesha në katin e 12-të të hotelit! Dola me vrap, kishte njerëz të bllokuar nëpër shtëpi

 

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në Report Tv se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli kur ndjeu lëkundjet e fuqishme. Dodi u shpreh se hapi derët dhe po zbriste me vrap nga shkallët.

Ai u shpreh se shihte njerëz të shtrirë që rrëzoheshin nga shkallët për shkak të lëkundjeve dhe panikut. Dodi po ashtu rrëfeu se disa njerëz mbetën të bllokuar nëpër shtëpi sepse nuk hapeshin dyert.

“Situata është jashtëazakonisht e vështirë. Njerëzit janë në rrugë. Banesa të dëmtuara ka kudo. Ishte tmerr i vërtetë. Unë kam qenë në kat të 12-të në hotel. Imagjino çfarë mund të ndjesh në një hotel në magnitudë 7.9 ballë. Unë jetoj në Greqi, këtu kam ardhur për të bërë një kontratë. Tërmeti ka bërë dëme të mëdha. Me aq sa pashë në mëngjes pashë që kishte shumë dëme. Ndodhem jashtë hotelit, në një furrë buke për momentin se ka probleme me energjinë elektrike dhe internetin. Koha është e ftohtë. Një pjesë e njerëzve qëndrojnë në makinë. Është e njëjta situatë me atë që përjetuam në 2019. Moti është shumë i keq, shi bie. Ky tërmeti zuri keq”, tha Dodi.

Ora 09:45
Kështjella shekullore e Gaziantepit është dëmtuar rëndë pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

1675673269_gaziantep.JPG

Kështjella shekullore e Gaziantepit, një objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë pas një tërmeti të fuqishëm dhe pasgoditjeve që tronditën jugun e Turqisë të hënën në mëngjes. 

Ora 09:19
Holanda do të dërgojë ekip kërkim-shpëtimi për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit në Turqi

1675664949_1675664638TURQI9.jpg

Holanda do të dërgojë një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit që la qindra të vdekur, njoftoi Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra.

"Ky ekip përfshin policë dhe personel ushtarak, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës. Jemi të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur,"  tha Hoekstra në Twitter. 

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ora 09:12
Tërmeti shkatërrues në Siri, momenti kur një fëmijë shpëtohet nga rrënojat

Një tërmet shkatërrues në Siri dhe Turqi ka tronditur banorët ndërsa ka shkaktuar mbi 600 jetë të humbura dhe mijëra të plagosur. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për personat nën rrënoja ndërsa në pamje duket momenti kur shpëtohet një fëmijë në Siri.

Ora 08:55
Tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë, rëndohet bilanci në Siri, raportohet për 427 viktima

1675669809_Screenshot21.jpg

Bilanci i viktimave është rënduar në Siri ku tani raportohen për 427 jetë të humbura.

Ora 08:47
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë lëkundjeve

 

Këto janë pamjet që vijnë nga kamerat e sigurisë në një lokal gjatë tërmetit në Turqi, ku duket se si çdo gjë lëviz dhe thyhen sende nga lëkundjet e forta.

Ora 08:44
VIDEO/Tërmeti i fuqishëm në Turqi, mbi 50 pasgoditje! 8 prej tyre nga 4.7 deri në 5.6 ballë

 

Tërmeti i fuqishëm në jug të Turqisë është shoqëruar me mbi 50 pasgoditje, 8 prej të cilave nga 4.7 në 5.6 ballë.

Ora 08:33
VIDEO / Tërmeti shkatërrues në Turqi, pamjet me dron të godinave të shembura

Lëkundjet e forta të tërmetit në Turqi kanë shkatërruar shumë ndërtesa. Përvec banesave, përdoruesit në Twitter thonë se është shembur edhe kalaja 2200 vjeçare e Gaziantepit.

Ora 08:26
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, rritet numri i viktimave! Mbi 500 jetë të humbura dhe më shumë se 3000 të plagosur

1675665645_1675664638TURQI6.jpg

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay. 

Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521. 

Ora 08:15
VIDEO / Flakë dhe tym pas tërmetit shkatërrues në Turqi, shpërthen tubacioni i gazit natyror

Nga tërmeti shkatërrues në Turqi, ka shpërthyer zjarri në tubacionin e gazit natyror në fshatin Topbogazi të rrethit Kirikhan të Hatay.

Kreu i fshatit Topbogazı vuri në dukje se një shpërthim dhe zjarr pas tërmetit shpërtheu në dy pika të ndryshme, 200 metra pranë fshatit dhe 3 kilometra larg.

Në deklaratën e bërë publike thuhet se “Si pasojë e dëmtimit në linjën e transmetimit të gazit natyror Kahramanmaras - Gaziantep, gazi natyror rrodhi në provincat Gaziantep, Hatay dhe Kahramanmaras ndërsa rrjedhjet ndaluan në rrethet Pazarcik, Narli, Besni, Golbasi, Nurdagi, Islahiye, Reyhanli, Kirikhan dhe Hassa”.

Ora 07:46
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, më i forti që ka goditur vendin në 100 vitet e fundit

Tërmeti 7.9 ballë që goditi Turqinë jugore mëngjesin e së hënës është më i forti që ka përjetuar vendi në më shumë se 100 vite. Tërmeti që goditi Turqinë lindore në vitin 1939 rezultoi me më shumë se 30,000 të vdekur.

Karl Lang, një asistent profesor në Universitetin Gjeorgji Tech, tha për CNN se zona e goditur nga tërmeti të hënën është e prirur ndaj aktivitetit sizmik.

"Është një zonë me aktivitet sizmik. Është një zonë shumë e madhe, por ky është një tërmet më i madh se sa kanë përjetuar ndonjëherë në vitet e fundit," tha Lang.

Tërmetet e kësaj magnitude janë të rrallë, me më pak se pesë që ndodhin në vit kudo në botë, mesatarisht. 

"Ajo që është vërtet e pazakontë këtu është se është një tërmet shumë i madh," tha Lang.

Ora 07:39
25-vjeçari rrëfen tmerrin që ka përjetuar nga tërmeti në Turqi: Pesë ndërtesa mu shembën para syve

Özgül Konakçı, një 25-vjeçar që jeton në Malatya, i mbijetoi tërmetit dhe ka rrëfyer për BBC tmerrin që ka përjetuar nga ky tërmet.

“Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë. Është shumë ftohtë dhe po bie borë tani. Të gjithë janë në rrugë, njerëzit janë të hutuar se çfarë të bëjnë. Pak para syve tanë, xhamat e një ndërtese shpërthyen nga pasgoditjet”, tha për BBC Turkish.

Zonja Konakci dhe vëllai i saj ishin duke fjetur në divan kur ra tërmeti.

“Ne shikuam njëri-tjetrin dhe thamë, 'A po dridhesh?' Shikova llambën, më dukej sikur do të shembet.”

Ndërtesa ishte dëmtuar, tha ajo. Por aty pranë, pesë ndërtesa përreth u shembën.

Ajo shtoi se trafiku në qytet është i mbingarkuar pasi njerëzit ishin të dëshpëruar për t'u larguar nga ndërtesat mes frikës së pasgoditjeve.

Ora 07:33
Tërmeti shkatërrues në Turqi, Erdogan: Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi, që la pas 79 viktima. Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.

"Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

Ai tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera ishin në gatishmëri.

Ora 07:28
Tërmeti shkatërrues në Turqi, SHBA: Gati të ofrojmë ndihmë

SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke lënë 190 viktima. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan shkruan se SHBA është e thellësisht e shqetësuar nga ky tërmet dhe se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar nga tërmeti shkatërrues i sotëm në Turqi dhe Siri. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkruan ai.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tahiri: 06/02/2023 20:08

    ngushellime popullit vella turk,,,,,termetet jane shkatarruese,,,ndertuesit ne turqi duhet te ndertojne pallate dhe shtepi qe ti rezistojne termeteve 9 balle....kjo eshte zgjidhja...si ne japoni....

    Përgjigju
  • Kamza: 06/02/2023 17:03

    1 minut e gjys termet imagjinoni sa mjafton koha ... Turku tuj shit arm her ktej her anej tuj lujte dy porta turqit....dje doli Erdogan tuj ba presjon

    Përgjigju
  • A...Zh: 06/02/2023 14:44

    Pamjet e tmerrit te coptojne shpirtin. Zoti i ndihmofte ekipet e kerkimit per te shpetuar sa me shume jete!

    Përgjigju
  • Alb: 06/02/2023 14:12

    Welcome to new secret weapon

    Përgjigju
  • Arixhiu: 06/02/2023 13:25

    Meqe ra fjala, pallatet tona deri sa balle mund te rezistojne? Po pallatet 40 katshe qe po ndertojne oligarket tane a kane ndonje standard?

    Përgjigju
    • Per skelarin: 06/02/2023 18:58

      Nuk kam blere shtepi dhe as qe e kam ndermend por do ma japin kur te shembin pallatin 5 katesh ku banoj dhe do te ndertojne nje 40katesh.

    • Gabeli: 06/02/2023 16:52

      O Arixhi ka shum faktore qe nje pallati te shembet kur bie nje termet, eshte dhe ceshtje terreni, varet se ku do godasi termeti, pra çarje toke.

    • skelari: 06/02/2023 14:27

      Xhike, nuk llogariten godinat për çdo lloj tërmeti që bie në planet. Ka një shkencë që bën hulumtime historike dhe analiza inxhinierike për të bërë parashikimin. Tërmeti e ndryshon forcën edhe brenda një lagjeje, në varësi të shtresave "të buta" të tokës. Me tëmetin që ra tek ne, godinat në Gjermani do ishin bërë hi, pavarësisht se janë aq të pasur e të zhvilluar, sepse nuk bëhen kot për qejf kodet dhe rregullat në një shtet. Ndërsa për ato pallatet e oligarkëve më duket se e flet kot për muhabet, se nuk besoj se ke blerë shtëpi tek ta.

  • Beni: 06/02/2023 11:44

    Llahtar,Zoti i ndihmofte popullin Turk dhe Sirian

    Përgjigju
  • Turi: 06/02/2023 10:48

    Termetet kane shkaterruar dhe ne vendet qe jane me te zhvilluara , me standarte me te larta se Turqia . Kjo eshte nje fatkeqesi per popullin Turk dhe ate Sirian do zoti i ndihmon bota ta kalojne kete moment te veshtire !

    Përgjigju
  • Soni: 06/02/2023 10:43

    O Zot cfare tmerri!!! E provuam edhe ne kete fatkqesi, por 7.9 eshte thjesht llahtar

    Përgjigju
  • Fati keq i atyre: 06/02/2023 09:37

    Termet i fort por edhe banesa te dobeta. Shohim pallate te larta qe i kane resistuar termetit dhe ndertesa te uketa te shembura.

    Përgjigju
  • LORA: 06/02/2023 09:25

    Llahtar per njerzit,ne pike te te ftohtit. Ngushellime per jetet e humbura dhe Zot jepi force njerzve per te perballuar kete katastrofe. Ende i kam dritherimat e termetit tone ne 26 nentor 2019.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!