Tërmet financiar, dalin
sekretet e një parajse fiskale
Instituti botëror i gazetarëve investigativë ”International Consortium of Investigative Journalist” (ICIJ), me bazë në Uashington, ka zbuluar sot sekretet lidhur me fonde të fshehura na një nga parajsat fiskale të botës prej biznesmenëve dhe politikanëve nga e gjithë bota
TIRANE - Instituti botëror i gazetarëve investigativë ”International Consortium of Investigative Journalist” (ICIJ), me bazë në Uashington, ka zbuluar sot sekretet lidhur me fonde të fshehura na një nga parajsat fiskale të botës prej biznesmenëve dhe politikanëve nga e gjithë bota. ICIJ ka arritur të vejë dorë mbi 2.5 milionë dosje që tregojnë llogaritë sekrete dhe transaksionet e fshehta të pasanikëve më të mëdhenj të planetit.
Në hetim kanë marrë pjesë 86 gazetarë nga e gjithë bota. Skandali më i ri është pagëzuar „Offshore leaks”, në analogji me Wikileaks-in.
Fjala është për një informacion prej 260 gigabajtësh, që është mundur të sigurohet në rrugë jozyrtare nga bankat e ishullit British Virgin Island në Karaibe, i njohur për fshehje të të dhënave bankare.
Mes personave të pajisur me llogari bankare ‘offshore’ janë rreth 4 mijë amerikanë, por edhe oligarkë rusë, biznesmenë nga Lindja e Mesme dhe politikanë nga e gjithë bota. Nga Rusia figurojnë edhe bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të parë Igor Shuvalov si dhe menaxherë të lartë të kompanive kontraktore ushtarake dhe të burimeve natyrore.
"Funksionarë qeveritarë, familjarët e tyre dhe ortakët në Azerbaixhan, Rusi, Kanada, Pakistan, Filipine, Tajlandë, Mongoli dhe vende të tjera janë bashkuar për përdorimin e kompanive private dhe llogarive bankare”, thuhet në raport. “Pasanikët kanë përdorur struktura ‘offshore’ për të marrë në zotërim vila, jahte, kryevepra artistike dhe objekte të tjera duke përfituar avantazhe fiskale përmes ruajtjes së anonimatit”, vijon dokumenti.
Shifrat e fshehura kalojnë 1 mijë miliardë dollarët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43
-
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore
26 Nëntor, 20:41
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
Protesta e PD, shoqërohen 7 protestues në polici
26 Nëntor, 20:00