Tërmet i fortë në Greqi, sizmologu grek: U regjistrua në një zonë që nuk ka pasur aktivitet të lartë sizmik

Tërmet i fortë në Greqi, sizmologu grek: U regjistrua në një zonë që nuk ka pasur aktivitet të lartë sizmik

Foto ilustruese

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës rihter ka goditur zonën e Evias në Greqi dhe është ndjerë edhe në Atikë. Sipas mediave greke, lëkundjet janë regjistruar në një zonë që nuk raportohet të ketë pasur aktivitet të lartë sizmik.

Tërmeti u pasua nga dy pasgoditje në shkallë më të vogël prej 2.4 dhe 3.4 ballësh. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, thellësia fokale e tërmetit ka qenë 13.2 km ndërsa epiqendra ka qenë 5 km në juglindje të qytetit Pasachni Evia.

Së fundmi, Greqia është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme, disa prej tyre me magnitudë të konsiderueshme por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme të shumta materiale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD