Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 44 viktima

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 44 viktima

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën nga një tërmet që ra në ishullin e Indonezisë të hënën me magnitudë 5.6, raporton Reuters.

"Ka pasur dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani, 44 njerëz kanë vdekur”, tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në Java Perëndimore.

Autoritetet thanë se kishin shpëtuar dy persona të bllokuar në një rrëshqitje dheu në Cianjur, por një person i tretë kishte vdekur.

"Ne arritëm të evakuonim një grua dhe një foshnjë të gjallë, por tjetra vdiq. Kjo është e vetmja gjë që mund të ndaj tani për tani", tha shefi i policisë Cianjur, Doni Hermawan.

Gjithashtu, Indonezia u godit edhe në vitin 2021 nga tërmeti, ku si pasojë humbën jetën mijëra persona.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur