Tërmet i fuqishëm në Kretë
ndihet edhe në jug të Shqipërisë

Tërmet i fuqishëm në Kretë<br />ndihet edhe në jug të Shqipërisë
ATHINË - Një tërmet i fuqishëm ka rënë sot pasditë në ishullin e Kretës në Greqi, me intensitet 6.4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Euro-mesdhetare sizmologjike, tërmeti ra në ora 16:11 minuta me orën lokale greke dhe është ndjerë shumë fort edhe në Athinë, Patra e qytete të tjera.

Epiqendra e tij ishte 74 km në perëndim qytetit të Hanias në Kretë dhe kishte një thellësi fokale prej 30 km. Tërmeti u ndje veçanërisht në Hania, Rethymno, Heraklion dhe ishujt e Kikladonit.

Deri tani flitet për dëme në shtëpi dhe dyqane, si dhe për një të plagosur, të cilin pasi e kapi paniku, u hodh nga dritarja dhe u plagos lehtë. Tërmeti zgjati disa sekonda, madje u ndje edhe nga shoferët e automjeteve në lëvizje.

Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar lëkundjet e këtij tërmeti janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë dhe më shumë në qytetin e Vlorës.

Dje një tërmet 4.4 ballë u shënua në qytetin e Selanikut, në ora 8:15 në mëngjes, pa dëme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë