14 tërmete tronditin Vlorën, banorët: Jemi tromaksur, prej 60 vitesh s'kishim parë lëkundje të tilla/VD

Plot 14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë, kanë tronditur gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi, dhe me një thellësi prej 2 km. Nuk raportohet për persona të lënduar, por në fshatrat Bashaj, Matogjin e Vërmik mësohet se janë dëmtuar disa banesa. Dëmtimi i shtëpive ka ndodhur për shkak se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi vetëm 2 km në tokë. 

-Kam ulëritur jashtë mase. Çfarë të them, ja siç e shikoni dhe vetë. Kemi fjetur jashtë në hënë, vaki kam, pres njerëzit jashtë në rrugë, se i ka marrë frika të tërë. Janë dëmtuar i gjithë fshati, dy-tre shtëpi janë më shumë të kërcënuara. Natën do ta kalojmë sërish jashtë në shi. 

-Mbrëmë ka rënë tërmet aq i paparë, sa nuk kishte më. I morëm fëmijët, i nxorëm me urgjencë jashtë dhe i çuam të shtëpia e fëmijës. Neve na është prishur gjithë gjendja e brendshme, komplet. Shtëpia është jashtë përdorimit, nuk banohet më.

Natën e kemi kaluar lapidar, ishim 8 frymë. Një tërmet ka rënë në 20:05 minuta, një në orën 00:00, dhe një në orën 04:55. Ne nuk kemi ku të vemi, as që diskutohet se do të bjerë sërish. Këtu janë thuajse 5 shtëpi të pabanueshme. Nga bashkia erdhën mbrëmë 4 veta, unë nuk i lashë këtu.

-Tërmeti ishte shumë i fortë, isha aq i madh sa ranë edhe gurë  nga mali. Lëkundej shtëpia. Nuk mbaj mend që të ketë rënë më parë tërmet kështu.

-Që para tre-katër ditësh ka pasur lëkundje, dje ishte më e shtuar, pati disa lëkundje, pas tërmetit të madh. Ranë gurë, u dëmtua rruga, u ndalua qarkullimi. Janë dëmtuar edhe banesa, frikën e kemi se është fuqi e madhe natyrore. Jam 60 vjeç dhe nuk mbaj mend të ketë rënë kështu tërmet.

-Situata është e pabanueshme që nga data 14. Jemi tromaksur të gjithë. Dëmet jamë të shumta, shembje, dëmtim orendish, kemi 6 ditë që flemë jashtë. Kërkojmë ndihmë nga shteti. Unë shtëpinë e kam lënë, që në datë 14. Shkëmbi mbi banesat rrezikon cdo gjë. Vitet e kaluara ka pasur tërmete, por jo të ndershme.

Prononcimet e banorëve për Report Tv

Prefekti Flamur Mamaj thotë se deri tani dy banesa janë të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti, ndërsa nesër do të mblidhet Shtabi i Emergjencave.

Nga verifikimet e mia, në fshatin Bashaj janë dy banesa të pabanueshme. Janë edhe të vjetra. Ndërsa banesat e tjera janë të riparueshme. Kam folur me kryetarin e bashkisë së Selenicës dhe deputetin dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave. Duke pasur parasysh që tërmeti i parë ka ndodhur në datë 14, i fundit sot, kam porositur që të bëjnë kujdes në zonat e rrezikshme duke qëndruar jashtë banesave që rrezikohen nga shkëmbinjtë.

Flamur Mamaj

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për Report Tv, edhe sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se pritet që të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.

Kur ndodh një tërmet ka prishje të ekuilibrit dhe derisa të vendoset, të çlirohet energji, do të kemi rënie të tërmeteve, vazhdim të lëkundjeve në këtë zonë në Jug-Perëndim, ku historikisht ka tërmete. Nga ecuria e lëkundjeve, themi se intensiteti është në zvogëlim.  

Sizmologut Rrapo Ormeni

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë dhe zonat përreth. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë prej orës 17:00 të dites se djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit te sotem.


Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët pasi në pak orë janë regjistruar shumë tërmete, një intensitet sizmik ky i pazakontë.

Ora 11:57
FOTO/14 lëkundje tërmeti trondisin Vlorën, dëmtime në banesa
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

    Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg