Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës, kryesisht në disa fshatra të zonës. Ndonëse nuk kanë qenë shumë të forta, lëkundjet janë ndjerë pothuajse në gjithë juglindjen e vendit dhe Greqi.

Sipas institutit të GjeoShkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 16 KM larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.5 ballë e shkallës Rihter.

Deri tani nuk raportohet për dëme të mundshme nga lëkundjet.