Tërmet me magnitudë 6.2 në Kili, ndërpritet energjia elektrike në shumë qytete

Tërmet me magnitudë 6.2 në Kili, ndërpritet energjia elektrike në shumë qytete

Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballë ka goditur veriun e Kilit, ku deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Qendra amerikane e Gjeologjisë, ka njoftuar se tërmeti ka epiqendrën në 41 kilometra në jugperëndim të qytetit Coquimbo, raportojnë mediat e huaja.

Ishte në një thellësi prej 41 kilometrash, kurse zyra kombëtare për situata emergjente në Kili nuk ka raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike, kurse tashmë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale video të ndryshme të momenti kur dëgjohen dridhjet e para.

Në një video të postuar në Twitter shihet një kafene e mbushur plot me klientë, ku befasisht gjithçka fillon të lëkundet dhe si pasojë e saj ndërpritet energjia elektrike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve