Vetëm para pak minutash Bosnje-Hercegovinë është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter.

Lëkundjet sizmike kanë pasur një thellësi prej 5 kilometrash, kështu ka deklaruar Qendra Sizmologjike Meshdetare.

Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë, Zenicë, Jabllanicë, Mostar, Mal të Zi dhe Kroaci, raportojnë mediat e huaja.

Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme.