Tërmet në jugperëndim të Kinës
57 të vdekur, mbi 400 të plagosu

PEKIN - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0  goditi rajoni i Sichuan në jug perëdim të Kinës duke shkaktuar vdekjen e të paktën 56 personave por dhe plagosjen e të paktën 400 të tjerëve. Energjia elektrike dhe uji i pijshëm janë ndërprerë në zonën e goditur nga tërmeti.

Tërmeti u ndje në orën 08:02 me atë lokale dhe zgjati për rreth 20 sekonda.

5 vjet më parë, i njëjti rajon, u godit nga një tërmet 8 ballë, i cili la të vrarë rreth 90 mijë persona.

Mbi 2000 mijë trupa janë vendosur në rajon për të ardhur në ndihmë banorëve por dhe për të pastruar zonën nga dëmet. Zona e cila u godit nga tërmeti, jetojnë 1.5 milionë banorë.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë