Tërmetet përgjysmuan rritjen ekonomike, goditën buxhetin e 2019! Ekonomia u rrit vetëm me 2.2% nga 4.2 % që ishte në 2018

Rritja ekonomike e një viti më parë është konkluduar në nivelin e 2.2%, ku prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në 1.6 trilionë lekë. Në projektligjin për "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019" të depozituar në Kuvend thuhet se ngadalësimi ekonomik ka ardhur si pasojë e tërmeteve të vitit të kaluar. Buxheti i vitit të kaluar është rishikuar 2 herë, fillimisht për të plotësuar nevojat buxhetore të tërmetit të 21 shtatorit dhe për bonusin e pensionistëve në fund të dhjetorit ku u rishikuan edhe zërat buxhetor si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dëmet e të cilit kaluan 1 miliardë lekë.

Në vitin e kaluar në total janë mbledhur 460.3 miliardë lekë ose rreth 10.4 miliardë më shumë se në vitin 2018, ndërsa shpenzimet ishin rreth 492 miliardë lekë duke u rritur me 15.8 miliardë lekë si pasojë e nevojës për të mbështetur familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Ndikim në mos realizimin e objektivit për një rritje ekonomike në nivelin e 4 deri në 4.5% ka dhënë edhe mungesa e energjisë elektrike si dhe mbyllja e lojërave të fatit.

“Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga taksat nacionale kanë pësuar rënie në masën 6.1 për qind apo 2.2 miliardë lekë. Diferenca kryesore krahasuar me një vit më parë lidhet me shfuqizimin e pjesës dërrmuese të lojërave të fatit”, thuhet në dokumentet shoqëruese të projektligjit.

Ndër vendet fqinje Shqipëria renditet e parafundit për rritjen ekonomike, duke lënë pas vetëm Turqinë që ka pasur një ecuri pozitive me vetëm 0.9%.

Këtë vit parashikimet janë më të zymta pasi vendi do të hyjë në një recesion të ndjeshëm si pasojë e pandemisë COVID-19, që ka ndryshuar 3 herë buxhetin e 2020, ndërkohë që nevojat për financim vijojnë të jenë në rritje.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar