LEZHE - Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme rreth orës 15:03 në disa qytete të vendit, epiqendra ka qënë midis Lezhës dhe Rubikut
/Shqiptarja.com
Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter. Tërmeti ka qenë me një thellësi 5 kilometra me epiqendër 6 km në perëndim të Rubikut.
Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë 24 orët e fundit, pasi gjatë natës lëkundje pati edhe në Borsh, në Bashkinë Himarë, me magnitudë 2.3 ballë. 

(Postimi në faqen e IGJEUM- Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, për tërmetin që tronditi sot Lezhën)
e.gj/Shqiptarja.com








