Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë, Prefekti i Dibrës Shehu për Report Tv: Më shumë se 110 banesa të dëmtuara, një pjesë të amortizuara nga tërmetet e kaluara! Të gjitha ndërtesat janë të banueshme

Dy ditë më parë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në qarkun Dibër ndërkohë që goditje më të lehta kanë vazhduar edhe 48 orët e fundit.

Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan menjëherë se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kanë  konfirmuar për Report Tv se tani mbi 110 banesa kanë rezultuar të dëmtuara.

Shehu ka bërë me dije se shifra e konstatuar në terren është dëmtimi i 110 banesave, 30-35 prej të cilave me dëmtime më serioze. Prefekti jep edhe banesat e dëmtuara sipas Njësive Administrative.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, në një lidhje live për Report Tv ka treguar se nga 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.

Njoftimi i institucionit të prefektit:

Informojmë për situatën pas tërmetit te datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkime Bulqizë, bazuar ne situatën e krijuar nga raportimet nga njësitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme  në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga te cilat 70-75 banesa te dëmtuara lehte dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative te ndara si me poshtë vijon;

Nj. Adm. Shupenze 25 banesa.

Nj. Adm. Zerqan 22 banesa.

Nj. Adm. Fushë-Bulqizë 28 banesa.

Nj. Adm. Gjoricë 11 banesa

Nj. Adm. Ostren 9 banesa.

Nj. Ad. Trebisht 6 banesa.

Nj. Adm. Martanesh 6 banesa.

Nj. Adm. Bulqizë   4 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkise Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor. Mbetemi ne kontakt.

4.5 ballë ishte tërmeti që goditi Dibrën sipas Institutit të Gjeoshkencës. Lëkundja ishte me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra. Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thonë se tërmeti ishte i fortë.

Ndërkohë që Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Tërmeti në Bulqizë/ Prefekti i Dibrës për Report Tv: Të gjitha banesat e dëmtuara janë të banueshme, asnjë rrezik për qytetarët

 

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, në një lidhje live për Report Tv ka treguar se nga 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.

"Të gjitha banesat janë të banueshme. Nga kryetari i bashkisë janë ngritur 3 grupe të verifikimit në terren. 2 prej ndërtesave të dëmtuara janë të njësive administrative. Ne jemi në kontakt me banorët e dëmtuar. Jemi të gatshme të ndihmojmë me materiale emergjente banorët nëse do të jenë të domosdoshme.  Në përgjithësi janë ndërtesa të amortizuara, të prekura nga tërmetet e tjera. Bashkia, Prefektura dhe emergjencat civile janë pranë banorëve", tha ndër të tjera ai.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli