Tërmeti 4.5 ballë lëkund vendin, ndjehet në Tiranë, Durrës dhe Kavajë

Tërmeti 4.5 ballë lëkund vendin, ndjehet në Tiranë, Durrës dhe Kavajë

Foto ilustruese

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshatin Luz i Vogël të Kavajës. 

Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale edhe pse lëkundjet kanë qenë mjaft të forta e kanë frikësuar jo pak banorët e zonave përreth epiqendrës si Tiranë dhe Durrës. 


(Të dhënat e IGJEUM, epiqendra e tërmetit 4.7 ballë, në Kavajë)

Kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Tërmeti 4.5 ballë, sizmiologu për Report Tv: Pritet të ketë pasgoditje

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshati Luz i Vogël i Kavajës. 

Për Report Tv ka folur edhe sizimiologu, Rexhep Koçi, i cili u shpreh se tërmeti kishte thellësi 10 km.

Nga të dhënat, tërmeti nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Megjithatë ne po monitorojmë të gjitha lëkundjet sizmike. Përgjithësisht lëkundje të tilla priten të kenë pasgoditje, por deri tani nuk kemi regjistuar asnjë.

Rexhep Koçi

Prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 17/07/2018 21:37

    Po sikur thate ju sizmiloget e IGJEUM-it se nuk do kete lekundje, termeti eshte ne shuarje etj idiotizma. Po jo ore se keni qene ne situaten e paragoditjeve deri tani. U doli boja ne raportimet qe po beni. Ne fakt pse habitemi ku ne kete vend vetem pislleqe jane bere . U shkrine Institutet e te gjitha fushave, perfshi dhe ate te sizmologjise. Gazetari i njohur Dh. Gjoka ne TVSh teksa jepte lajmet tha: "Sipas Institutit Sizmiologjik...."Jooo se Sali idioti e krimineli i shkriu te gjitha,

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/07/2018 15:41

    5.1 balle ben dame vetem ne Hamallaj, Mumbai dhe rrethinat e tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?