Tërmeti 7.2 ballë godet Tajvanin! Alarm për cunam! Pamje ‘apokaliptike’ në vend (VIDEO)

TAJVAN-Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit Nga dridhjet e tokës janë shembur disa ndërtesa, janë shkatërura rrugë, janë shkatërruar linja hekurudhore dhe shumë trena janë përmbysur. Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Lëkundjet fillimisht u regjistruan me fuqi 7.2 ballë të shkallës rihter, por më pas u tha se forca ishte 6.9 ballë.

Në disa pamje të postuata edhe në rrjetet sociale shfaqen banorët duke ikur nga ndërtesa, teksa e gjithë zona e prekur nga tërmeti u mbulua nga re pluhuri. Dridhjet e tokës janë ndier edhe në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei. Një tërmet prej 6.6 shkallësh goditi të njëjtin rajon të shtunën dhe që atëherë ka pasur edhe dridhje pasuese që kanë shkaktuar dëme minimale. Por, tërmeti i së dielës ishte shumë më i fuqishëm. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, duke këshilluar për kujdes banorët në ishujt afër Tajvanit.

Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër. Ndërkaq, Qendra për Tërmete e Kinës tha se dridhjet e tokës u ndien edhe në zonat detare kineze, përfshirë në Fujian, Guangdong, Jiangsu dhe Shangai. Tajvani vazhdimisht goditet nga tërmetet pasi ky ishull gjendet pranë vendit ku bashkohen dy pllaka tektonike.

Ishulli gjendet pranë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, zonë me aktivitet të shtuar sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe përgjatë pellgut Paqësor. Tërmeti më vdekjeprurës në Tajvan u regjistrua në shtator të vitit 1999. Nga ky tërmet prej 7.6 shkallësh të Rihterit u vranë mbi 2.400 persona.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës