Të dënuarit kërkuan 'lirimin' për ajrim, ministria: Janë mirë, 119 i transferuam në Reç, se u dëmtua burgu i Lezhës

Të dënuarit kërkuan 'lirimin' për ajrim, ministria: Janë mirë, 119 i transferuam në Reç, se u dëmtua burgu i Lezhës

Ministria e Drejtësisë njofton se nga tërmeti dëmtime ka vetëm në seksionin nr. 2 të burgut të Lezhës, ndërsa 119 të dënuarit janë transferuar në burgun e Reçit në Shkodër. Ministrja Gjonaj e shoqëruar nga shtabi i emergjencave gjatë këtyre orëve ka inspektuar nga afër burgjet më të prekura nga lëkundjet sizmike në Lezhë, Durrës, Fushë-Krujë dhe “Jordan Misja”( burgu313). Ministrja shprehet se gjendja shëndetësore e të dënuarve dhe paraburgosurve në të gjitha burgjet paraqitet e mirë dhe pa probleme. Të frikësuar pas tërmetit, të dënuarit telefonuan mbrëmë në Report Tv duke kërkuar që të lirohen nga qelitë dhe të nxirren në zonën e ajrimit. Por ministria thotë sot se gjendja e të dënuarve është e mirë.

Deklarata e plotë
Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e lëkundjeve sizmike, Ministri i Drejtësisë ka ngritur shtabin e emergjencave me qëllim ndjekjen dhe përballimin e gjendjes aktuale në të gjithë IEVP-të e vendit. Që në momentet e para, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, është rritur gatishmëria në masën 30% të policisë së burgjeve dhe grupeve të shoqërimit, duke kaluar në “Gadishmëri të përforcuar”,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe në15 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të cilat ndodhen në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore. Ministrja Gjonaj, e shoqëruar nga shtabi i emergjencave gjatë këtyre orëve ka inspektuar nga afër të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale më të prekura nga lëkundjet sizmike, IEVP “Lezhë”, “Durrës”, “Fushë-Krujë” dhe “JordanMisja”( burgu313).  

Nga vlerësimet e bëra deri më tani, pavarësisht gjendjes emocionale që ka shkaktuar paniku i lëkundjeve sizmike, gjendja shëndetësore te të dënuarit dhe paraburgosuritnë të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale paraqitet e mirë dhe pa probleme.Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur asnjë problematikë tjetër lidhur me jetën dhe shëndetin e të gjithë punonjësve por edhe të dënuarve si pasojë e lëkundjeve sizmike. Ekipet e vlerësimit të Ministrisë së Drejtësisë të shoqëruar nga ekspertët e fushës, kanë kryer verifikimet në të gjitha godinat e IEVP-ve, të cilat kanë rezultuar në tërësi pa probleme serioze. Problematike nga vlerësimi i kryer paraqitet vetëm për seksionin nr 2 të IEVP-së Lezhë, duke evidentuar mungesën e qëndrueshmërisë së kësaj godine.

Për këtë arsye, gjatë orëve të paradites së ditës së sotshmeu vendos evakuimi i 119 tëtë dënuarve që qëndronin në këtë godinë duke i transferuar në IEVP-në Shkodër. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë marrë masat maksimale të sigurisë për transferimin e të dënuarve dhe aktualisht ky proces ka përfunduar dhe të 119 të dënuarit të sigurisë së zakonshme janë sistemuar në IEVP-në Shkodër.  Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë marrë të gjitha masat për shtimin e punonjësve të policisë së burgjeve me qëllim funksionimin normal dhe garantimin e sigurisë. Ministria e Drejtësisë së bashku me të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të sigurisë është e angazhuar maksimalisht në marrjen e të gjitha masave për përballimin me sukses të kësaj situate si dhe duke mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën