Tërmeti, eksperti: Plasaritjet në mure nuk përbëjnë rrezik, ja cila është një banesë e sigurt (VIDEO)

Ka rezultuar me pasoja fatale tërmeti i datës 26 nëntor për vendin tonë. Sizmiologët thonë se rreziku ka kaluar, megjithatë paniku te njerëzit është prezent. Ky panik shtohet edhe nga ndonjë plasaritje e mundshme që mund të ketë ndodhur në shtëpitë tuaja, por ruani qetësinë: Kjo nuk do të thotë rrezik për shembje!

Projektuesi Arianit Koçillari, i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ka treguar se për të patur një ndërtesë të sigurt, duhen zbatuar disa kushte teknike të domosdoshme. Një ndërtesë, e ndërtuar nga profesionistë të licensuar është e sigurt dhe nuk ka vend për panik.

Janë disa kushte teknike që duhet të zbatohen. Kur një ndërtesë projektohet nga një profesionist I licensuar, ky projektim zbatohet nga një ndërtues i licensuar, kontrollohet gjatë zbatimit dhe kolaudohet nga një specialist i licensuar, presupozohet që ndërtesa të jetë e sigurt.”

Edhe për të gjithë ata që frikësohet nga ideja që jetojnë në pallate të vjetra, Koçillari thotë se këto ndërtesa nuk janë të rrezikuara, pasi janë zbatuar rregullat e projektimit dhe ndërtimit të tyre.

Nuk mund të them që ndërtesat e vjetra janë të rrezikuara sepse në komunizëm ka patur rregulla shumë strikte, nuk mund të abuzoje. Rregullat bazë të sizmiolitetit i kanë ruajtur, edhe pse me kalimin e kohës materialet vjetërohen.”

Për të gjithë skeptikët e pallateve të reja, Koçillari thotë se edhe pse nevoja për ndërtim pas viteve ’90 ka bërë që të abuzohet, sot në projektin e ndërtese është kusht që të bëhet projekti konstruktiv. Për të, një objekt i pabanuar është vetëm ai që ka dëmtime në konstruksionin mbajtës të objektit.

“Objekti i pabanueshëm bëhet kur konstruksioni mbajtës i objektit është i dëmtuar. Pra që një objekt të jetë i sigurt kollona dhe trau duhet të jenë pa plasaritje, nuk ka rëndësi nëse plasariten muret. Kur plasaritjet janë të vogla nuk përbën problem. Kur ato bëhen mbi 5mm atëherë duhet të merren masa që keto riparime të bëhen mbasi është prishur struktura e murit dhe është burim aksidenti. thotë eksperti në “Rreze Dielli”.

Megjithatë, projektuesi sygjeron që pas tërmetit, në godina të bëhet kontroll më i detajuar i banesave nga ekspertë për të vlerësuar siç duhet  nivelin e dëmit. 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë