Kur po bëhen tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, Gjykata e faktit në Durrës, me gjyqtar Artur Prengën, ka shpallur të pafajshëm 4 persona, ndërsa tre të tjerë u dënuan me nga një vit burg, që konvertohet në shërbim prove.  Kështu, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI, për deputet, Flamur Gjuzi shpallet i pafajshëm bashkë me Artur Çela, ish-drejtori i INUV dhe Artur Terziu pronari i “Bar Barons” dhe arkitekten Nevjana Isufi.  

Pronari i lokalit, Terziu akuzohej se holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit 6-katësh, ku humbën jetën 2 persona. Ndaj në fillim u ngrit akuza “vrasjes në rrethana cilësuese”. Ai shfrytëzoi gjithashtu tarracën për të vendosur tre depozita të mëdha, të gjitha këto në funksion të biznesit të tij, lokal. Leja për këtë shtesë u dha nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi. Emri i Gjuzit rezulton edhe në dokumentet e administuara nga prokuroria për rastin e vilës 4-katëshe të familjes Lala, ku e përfshirë ishte edhe arkitektja Nevjana Isufi.

Mbi Isufin rëndonte akuza e falsifikimit të dokumentave, ndërsa mbi Gjuzin ajo e shpërdorimit të detyrës. Të gjitha këto akuza të përpiluara nga prokuroria 3 vite më parë u rrëzuan në gjykatë, e cila i shpalli të katër të pafajshëm!

Sakaq për ish-n/drejtorin e Kadastrës Aldo Dakovelli u dha dënimi me 1.6 vite burg që në zbatim të uljes së dënimit shkon në 1 vit burg dhe konvertohet me 2 vite shërbim prove. I njëjti vendim u dha edhe për ish-specialistin e ALUIZN-it, Skerdi Bello, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.  Kolegu i tij tek ALUIZN-i Albrend Qetkaj u dënua me 1 vit burg për shpërdorim detyre por iu ul 1/3 e dënimit në 8 muaj burgim që iu konvertua 180 orë punë publike për 6 muaj.

Një bilanc tragjik shënoi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, 51 jetë të këputa në mes. Fëmijë, burra, gra, të moshuar, të rinj, familje që u shuan nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës Rihter në orën 03:54 të mëngjesit.

Vendimi