TIRANE-Artur Terziu, pronari i një lokali në një pallat në Durrës, i shembur për shkak të tërmetit, është arrestuar nga policia. 44-vjeçari prej më shumë se 8 muajsh ishte në kërkim për shkak se kishte bërë ndërhyrje në strukturën e pallatit, duke dobësuar kolonat, ç'ka solli shembjen e tij gjatë tërmetit të 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave në Shqipëri, dy prej cilëve për shkak të Arturit.

Në dokumentin e akuzws thuhet se pronari i lokalit Bar Barons, Artur Terziu ka holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij si dhe ka shfrytëzuar taracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij, ndërkohë që leja për këtë shtesë është dhënë nga ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi. 

Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë. Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt. Për pallatin në zonën e quajtur 'Dy gjelat' ka patur 6 kallëzime të mëparshme penale por disa janë pezulluar ndërsa të tjerët nuk kanë shkuar deri në fund.

Më konkretisht Terziu ishte pronar i lokalit 'Barons' në pallatin 6 katësh, ndërsa më herët gjykata e Durrësit kishte vendosur masën 'arrest me burg'. Tani ai do të përballet me akuzën e 'vrasjes në rrethana cilësuese'.

VIDEO/Momentet kur nxirret një nga të mbijetuarit e tërmetit te pallati në Durrës