Tërmeti i 26 nëntorit/ Ilir Meta: E papranueshme që 1 vit më pas ka ende shumë familje të pastrehuara (VIDEO)

Në 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, Presidenti Meta ka zgjedhur që të flasë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Në prononcimin për mediat, Meta u shpreh se është i papranueshëm fakti që ende  nuk është garantuar strehimi për shumë familje.  Sipas Metës duhet më pak propagandë dhe sa më shumë transparencë.  

"Meqenëse sot është edhe përvjetori i tërmetit mjaft të fortë dhe të rëndë dhe tragjik që mori 51 jetë të qytetarëve tanë dhe që shkatërroi banesat dhe pronat e aq shumë qytetarëve të Krujës, Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Tiranës e kështu me radhë. Dua të shpreh solidaritetin me të gjithë që edhe pas një viti vuajnë ende moszgjidhjen e çështjes jo vetëm të banimit por edhe të ndihmës së vazhdueshme.

Një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira dhe dimri tashmë ka hyrë. Për shkak të këtyre kushteve mund të jenë edhe më të rrezikuar për rënien e imunitetit dhe prekjen e tyre nga COVID-19.

Është e rëndësishme të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre. Sa më pak propagandë, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe njëkohësisht ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për cilësinë e dobët të ndërtesa të cilat u shkatërruan një vit më parë", tha Meta.

Ndërkohë që në postimin e bërë në Facebook, teksa publikon videon e prononcimit Presidenti i vendit, Ilir Meta, deklaruar se drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

"Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.

Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falënderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar", shkruan Presidenti.

 


Lajmi kryesor:

1 vit nga tërmeti/ Rama rrëfen momentet drithëruese: Çdo krizë është një mundësi e re! Ilir Meta: E papranueshme që ka ende familje të pastrehuara (VIDEO)


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë