Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Indonezisë. Tërmeti i fortë prej 7.5 ballësh u regjistrua pranë ishullit Sulaëesi, në lindje të Borneo. “The Guardian” shkruan se  Shërbimi lokal Gjeologjik ka dhënë alarmin për tsunami pas kësaj goditjeje.

Pamje nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti

Por pas një ore autoritetet e hoqën paralajmërimin për cunam, duke urdhëruar thjesht që të ishin vigjilentë në atë zonë. Deri më tani nuk raportohen viktima. Ditën e premte një lëkundje 6.1 ballë e shkallës Richter goditi zonën duke shkatërruar disa shtëpi, vrarë një person dhe plagosur dhjetë.

Vendi i prekur nga goditja e tërmetit

Indonezia ëhstë goditur nga një sërë tërmetesh edhe gjatë sezonit veror. Si më i rëndi mbahet mend ai i vitit 2004, i cili goditi ishullin Sumatra duke vrarë 226 mijë njerëz nga 13 mijë shtete.