Tërmeti 6.4 ballë godet Indonezinë, raportohet për 12 të vdekur/ FOTO

Tërmeti 6.4 ballë godet Indonezinë, raportohet për 12 të vdekur/ FOTO

Pasojat e tërmetit në Indonezi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.4 ballë i shkallës Rihter, goditi ishullin turistik Lombok në Indonezi. Dhjetëra shtëpi gjithashtu janë shkatërruar.

Autoritetet shtojnë se numri i viktimave pritet të rritet, duke theksuar se “ende jemi duke mbledhur të dhëna”. Tërmeti i fuqishëm është shoqëruar edhe me disa lëkundje më të vogla. Ishulli Lombok është një destinacion mjaft popullor turisitik dhe gjendet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit Bali.



(Pasojat e tërmetit në ishullin indonezian)

Indonezia është vend ku ndodhin shumë të tërmete pasi shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë të Zjarrit”, një hark vullkanesh që gjenden në Rripin e Paqësorit.

Në dhjetorin e vitit 2004, një tërmet i fuqishëm nën ujor, kishte goditur brigjet e Sumatrës, në perëndim të Indonezisë, që shkaktoi në cunami të madh, ku u vranë mbi 220 mijë njerës në dhjetra shtete në Oqeanin Indian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani