Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë të ditur se ekipet e emergjencës janë në terren ndërsa u bën thirrje të qytetarëve të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem.
Veliaj kërkon prej qytetarëve që të zbatojnë me kujdes udhëzimet në rast tërmeti. “Tërmeti i fortë pranë Adriatikut preku gjithë Tiranën. Ekipet e emergjencës janë në terren! Telefononi 112 per çdo nevojë emergjente. Zbatoni pa panik udhezimet ne rast termeti! Mbani afer femijet e te moshuarit!” thekson Veliaj.
Lajmi kryesor:
Dita II e tërmetit/ ZHVILLIMET minutë pas minute mbi tërmetin 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës (VIDEO-LIVE)








