Masat, evakuimi, strehimi dhe përfitimet/ Zbardhet vendimi i plotë, ja çfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës

Masat, evakuimi, strehimi dhe përfitimet/ Zbardhet vendimi i plotë, ja çfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës

TIRANE-Kryeministri Edi Rama shpalli në mbledhjen e sotme të qeverisë gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë. Rama tha se ky vendim nuk ishte marrë më herët për shkak se dita e djeshme ka mbajtur të mbërthyer të gjithë kabinetin e qeverisë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve zonat më problematike. Por cfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës? Report Tv ka zbardhur vendimin e plotë të qeverisë. Komiteti Ndérministror i Emergjencave Civile është institucioni që do të drejtojë të gjithë punën për masat që do të merren në dy qytetet që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ky institucion kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në përbërje ka edhe disa prej ministrive;
Ministrinë e Mbrojtjes;
Ministrinë e Brendshme;
Ministrinë e Shéndetésisé dhe Mbrojtjes Sociale
Ministrinë e Financave dhe Ekonomisé
Ministrinë e Infrastrukturés dhe Energjisé
Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;
Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisé;
Drejtorin e Pérgjithshém té Agjencisé Kombétare té Mbrojtjes Civile
Shefin e Shtabit té Pérgjithshém té Forcave té Armatosura;
Drejtorin e Pérgjithshém té Policisé sé Shtetit;
Prefektin e Qarkut Durrés;
Prefektin e Qarkut Tirané.

Vendimi përcakton që në mbledhjet KNEC-sé marrin pjesé me kérkesé té kryetarit pérfaqésues té organeve té ndryshme publike, té biznesit, eksperté/profesionisté té fushés sé mbrojtjes civile dhe pérfaqésues té shogérisé civile ose drejtues té OJF-ve, me objekt veprimtarie mbrojtjen civile dhe ndihmén humanitare. Pér pérballimin dhe lehtésimin e pasojave té fatkeqésisé natyrore né qarqet Durrés dhe Tirané merren masat e jashtézakonshme, si mé poshté:

Institucionet publike
a) té realizojné plane masash organizative dhe administrative pér pérballimin e gjendjes sé fatkeqésisé natyrore;

b) té pérdorin burimet financiare té parashikuara né buxhetin vjetor, si dhe té rivlerésojné buxhetin e tyre vjetor, né pérputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesé té paparashikuara;

c) té véné né dispozicion burimet njerézore dhe logjistike;

¢) té caktojné objektet shtetérore né pérgjegjésiné e tyre té administrimit, qé mund té vihen né dispozicion pér strehimin e popullsisé sé evakuuar;

d)té marrin masa té tjera të ndihmojné né pérballimin dhe lehtésimin e pasojave té fatkeqésisé;

dh) pérjashtimisht, procedurat e prokurimit pér mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i démeve té shkaktuara nga térmeti i datés 26 néntor t’i zhvillojné né rrugé shkresore;

e) ministrité té ngrené grupe pune, pér koordinimin e ndihmave me strukturat e mbrojtjes civile.

Strukturat operacionale té sistemit té mbrojtjes civile:
a) té vendosin dhe té zbatojné masa té vecanta pér garantimin dhe rritjen e sigurisé sé shtetasve né zonat e prekura nga fatkegésia;

b)té aktivizojné dhe té organizojné procedura té evakuimit pér popullsiné e rrezikuar;

c) té organizojné kontrolle té njéanéshme ose né bashképunim me komunitetin té banesave dhe objekteve private pér gjetjen e té mbijetuarve dhe té viktimave té fatkeqésisé, si dhe procedurat e detyruara pér kryerjen e shérbimeve funerale.

Subjektet private
a) té respektojné procedurat dhe masat pér evakuimin dhe strehimin e té evakuarve;

b) té informojné lidhur me té dhénat gé ndihmojné institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile né pérballimin e gjendjes sé fatkegésisé;

c) té pérfshihen né detyra té vecanta, né pérputhje me pérgatitjen, aftésité dhe me nevojén pér té ndihmuar né kapércimin e gjendjes sé fatkegésisé natyrore;

¢) té mbyllin pérkohésisht veprimtarité e tyre, si dhe té kryejné shérbime té ndryshme né funksion té pérballimit té fatkeqésive, apo dhe té prodhojné artikuj té emergjencés, pér té cilat do té kompensohen nga buxheti i shtetit sipas marréveshjeve;

d) té mos vjelin tarifat e kalimit rrugor pér mjetet e angazhuara né pérballimin e gjendjes sé fatkeqésisé natyrore.

Vendimi ka disa përcaktime të rëndësishme edhe për qytetarët
a) té zbatojné urdhrat, masat dhe udhézimet e autoriteteve té mbrojtjes civile, si dhe té ndjekin procedurat e kérkuara, né ményré té vecanté pér evakuimin;

b) té informojné lidhur me té dhénat gé ndihmojné institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile né pérballimin e gjendjes sé fatkegésisé;

c) té pérfshihen né detyra té veganta, né pérputhje me pérgatitjen, aftésité dhe me nevojén pér té ndihmuar né kapércimin e gjendjes sé fatkeqésisé natyrore.

8. Pér procedurat, afatet dhe strukturat shtetérore pérgjegjése pér vlerésimin e démeve do té zbatohen rregullat e pércaktuara né vendimin nr.329, daté 16.5.2012, té Késhillit té Ministrave, “Pér kriteret dhe procedurat e dhénies sé ndihmés shtetérore financiare pér mbulimin e démeve té shkaktuara nga fatkeqési natyrore ose fatkeqési té tjera té shkaktuara nga veprimtaria njerézore”.

9. Kompensimi i subjekteve pér pasurité e démtuara nga térmeti do té béhet me vendim té Késhillit té Ministrave.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin për shpalljen e gjendjes së emergjencës)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve