Sot u nis grupi i dytë, Shqipëria dërgon 73 forca të kërkim–shpëtimit dhe mjekë në Turqi! Ministrja e Jashtme: S'ka informacion për shqiptarë në zonat e prekura

Sot u nis grupi i dytë, Shqipëria dërgon 73 forca të kërkim–shpëtimit dhe mjekë në Turqi! Ministrja e Jashtme: S'ka informacion për shqiptarë në zonat e prekura

Ekipi shqiptar në Stamboll, foto e publikuar nga Rama

TIRANË- Shqipëria ka dërguar në total një ekip me 73 anëtarë të forcave të kërkim shpëtimit, mjekë, por edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë Turqisë, në përpjekjet e saj për të shpëtuar sa më shumë njerëz të gjallë nën rrënoja.

Gjatë ditës së hënë pjesëtarët e skuadrës shqiptare, në koordinim të plotë me autoritetet vendase dhe ekipet aleate nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile  kanë ndihmuar në nxjerrjen e 3 trupave të pajetë, ndërsa është shpëtuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht orëve të gjata nën rrënoja.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka konfirmuar se deri më tani nuk ka informacione për qytetarë me nënshtetësi shqiptare që janë në zonat e prekura apo që kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre. Sa i përket lajmeve që ka pasur shqiptarë të prekur, Xhaçka tha se bëhet fjalë për qytetarë që janë larguar nga Shqipëria shumë kohë më parë, më shumë se 100 vite e që nuk kanë sot nënshtetësi shqiptare.  

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë numrat e kontaktit si dhe adresën e e-mail në shërbim të shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Rama thotë se vendi ynë është në solidaritet të plotë me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira dhe se Ministria e Jashtme është në kontakt të pandërprerë me familjet shqiptare atje. Ministria thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

"Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:
-Tiranë: (+355) 696 773 168,
-Stamboll:(+90) 539 656 621 9
-Ankara: (+90) 549 561 198 5 në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it: [email protected]", shkruan Rama. 

Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë nga Ankaraja, ku dy ditë më parë nisi nga aeroporti i Rinasit, ekipin e saj të parë në ndihmë të Turqisë. Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja. 46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Forca e Sigurisë së Kosovës tha se ka shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Në njoftimin për media thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, dhe përveç shpëtimit të fëmijës, “janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja”.

FSK-ja tha se gjatë operacionit që janë duke realizuar, ekipet e saj në Turqi kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por se prioritet i tyre mbeten vendet ku janë detektuar persona të gjallë, “dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”.

Ora 14:34
VIDEO/ Momente nga operacioni i grupit shqiptarë të kërkim shpëtimit në Turqi

 

73 forca nga skuadrat e kërkim-shpëtimit të Shqipërisë po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit që prej ditë së martë në zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Një pjesë e skuadrës është vendosur në zonën e Mallatjas, në Turqi. Gjatë ditës së hënë pjesëtarët e skuadrës shqiptare, në koordinim të plotë me autoritetet vendase dhe ekipet aleate nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile  kanë ndihmuar në nxjerrjen e 3 trupave të pajetë, ndërsa është shpëtuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht orëve të gjata nën rrënoja.

Misioni ka vijuar pa ndërprerje përgjatë gjithë natës dhe ditës së sotme.

Ora 13:49
Tërmeti në Turqi/ Xhaçka: Nuk kemi informacion për qytetarë me nënshtetësi shqiptare që janë në zona të prekura

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se deri më tani nuk ka informacione për shtetas me nënshtetësi shqiptare që ka qenë në zonat ë prekura nga tërmeti në Turqi apo që mund të kenë humbur kontaktet me familjarët.

 “Nuk kemi asnjë informacion për qytetar me nënshtetësi shqiptare që kanë humbur kontaktet apojanë në zonat e prekura”, tha ministrja.

Ora 13:20
Keni humbur kontaktet me të afërmit në Turqi, ja ku duhet të komunikoni

1675858892_32985871616228538614703424633797077464224308n.jpg

Për të gjithë shqiptarët që janë në Turqi dhe kanë nevojë për ndihmë pasi kanw humbur kontaktet me familjarwt atje, kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat se ku mund të drejtohen.

“Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168,

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it:

 [email protected].

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona”, shkruan Rama.

Ora 12:54
Mijëra viktima nga tërmetet në Turqi, Kim takohet me homologun turk në Shqipëri: Jemi me miqtë tanë në këto kohë të vështira

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar me homologun e saj turk,  të cilit i ka shprehur ngushëllimet për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Nëpërmjet një postimi në tëitter, Kim shkruan se SHBA është me Turqinë në këto kohë të vështira.

“Në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, i shpreha mikut dhe kolegut tim, Tayyan Kagar Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këto kohë të vështira”, shkruan Kim.

Ora 12:12
Tërmeti 7.9 ballë në Turqi e Siri, Kreu i Shoqatës Vatra në Adana për Report Tv: Ka ende shumë persona nën rrënoja! Cengo: Pallatet janë bërë 'petë'

Erven Kaya Kryetar i shoqatës 'Varta' në Adana ka thënë se në Turqi vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit, ku në ndihmë ka shkuar edhe ushtria. Për fat të keq, ai thotë se numri i viktimave pritet të rritet për shkak se ka ende shumë persona nën rrënoja. 

“Jemi munduar shumë për t’i nxjerrë. Sërish tani po shkojmë në Hatay të shpëtojmë të tjerë së bashku me ushtarët. Po përpiqemi të ndihmojmë sa mundemi por edhe shumë persona kanë ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, komandanti i Ekipit të Kërkim Shpëtimit të forcave të Armatosura major Endri Cengo, ka sjellë për Report Tv pamjet nga Malatia, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit. Për Report Tv, ai thotë se operacioni i kërkim shpëtimit është i vështirë për shkak se katet e pallateve janë bërë njësh, dhe është e vështirë që të gjesh njerëz brenda rrënojave.

“Ndodhemi në Malatia, kemi 2 ditë që po punojmë në këtë zonë që është prekur shumë nga tërmeti, po punojmë në një objekt 8 katësh dhe pas 16 orësh punë, u nxor edhe një viktimë tjetër. Të gjitha katet janë bërë njësh. Deri më tani nuk kemi pasur angazhim apo impenjim, pasi menjëherë kemi vazhduar operacion në mëngjes, kemi nxjerrë 3 viktima dhe 1 të gjallë. Te ky pallat mendohet të jenë 25 viktima. Nga Shqipëria kanë ardhur 58 anëtarë”, tha Cengo

Ora 11:16
VIDEOLAJM/ Në ndihmë të Turqisë për tërmetin, momenti i nisjes së ekipit ndihmës nga Shqipëria drejt Stambollit

Në pamjet e mësipërme tregohet momenti kur ekipi ndihmës nga Shqipëria janë nisur drejt Stambollit. Ky është ekipi i dytë që ka mbërritur në Turqi për të ofruar ndihmë për tërmetin e fuqishëm në Turqi.

Ora 07:21
VIDEO/ Tërmeti në kufirin Turqi-Siri, Shqipëria me mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit

Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete u niswn dje drejt Turqisë, ku  morwn pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie.

Pjesëtaret e ekipit të cilët kryen mision solidariteti u përcollën në një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Teksa shprehu mirënjohjen edhe në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për të gjithë personelin që do të angazhohet në këtë operacion, Peleshi u shpreh se ky është një kontribut që i kthehet Turqisë, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë vazhdimisht edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Në ditën e parë të operacionit të kërkim-shpëtimit, skuadra jonë iu bashkua përpjekjeve ndërkombëtare në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti katastrofik në Turqi. Nxjerrja e trupave nga rrënojat dhe kërkimi për të mbijetuar është tani objektivi i të gjithë grupeve të shpëtimit. Skuadra jonë arriti të rikuperojë dy trupa dhe vazhdon kërkimet për të gjetur të mbijetuar.”- shkroi Peleshi. 

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 08/02/2023 14:21

    Turqia ishte e para qe na mbeshteti.. Duhet te ikim e ti ndihmojme dhe vullnetarisht..

    Përgjigju
  • A...Zh: 08/02/2023 13:16

    I prekur dhe emocionuar! Zoti i mbrofte e dhente force vullnetareve tane. Me zemer me ju!

    Përgjigju
  • Tosi: 08/02/2023 13:12

    Super gjithon e me shume ndihma per Turqine ne pasi ka nevoj per ndohme

    Përgjigju
  • Titi: 08/02/2023 13:11

    Gjithmon ne ndihme te atyre qe kan nevoj per vendin tone

    Përgjigju
  • Era: 08/02/2023 12:45

    Si gjithmone skuadrat shqiptare te gatshem ti ndihmojne njerezit ne nevoje dhe zoti ju dhente force

    Përgjigju
  • Cubel breca: 08/02/2023 12:38

    Nje bravo e madhe per shqiperin e vogel. Zoti eshte i madh dhe te sprovon aty ku sta mer mendja,ne na sprovoj para tre vjetesh dhe i pari qe na erdhi populli dhe qeveria turke. Tani eshte radha jone te tregojm solidaritet per fatkeqesin e pa pershkruar. Ngushellime pa fund familjeve te viktimave,shpresojm te jen sa me te pakta.

    Përgjigju
  • Ledi: 08/02/2023 11:52

    Bravo per kete bdihme qe po i jepet turqis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës