Tërmeti i la pa shtëpi, Veliaj i jep çelsat e godinës së re familjes së 81-vjeçares: Tani të vazhdojmë me zonën e Kinostudios (VIDEO)

Familja e Sulltane Ramaliu në Njësinë 3 në Tiranë mbeti pa shtëpi për shkak të tërmetit, por sot asaj i janë dorëzuar çelësat e godinës së rindërtuar nga Erion Veliaj, kryetarit të bashkisë së Tiranës. Kjo u bë e mundur falë një biznesi që u përgjigj menjëherë për këtë rast.

“Jam shumë i lumtur që zgjidhëm një hall jo të vogël për nënë Sulltanen, hallin e shtëpisë. Nga sot kjo familje do të jetojë në një shtëpi më dinjitoze dhe unë besoj fort te një qytet që ecën me të njëjtin ritëm, e jo disa më shpejt, e disa të tjerë që mbeten pas, herë prej fatkeqësive natyrore, herë prej tragjedive njerëzore. Qyteti ynë duhet të ecë me një shpejtësi,”- tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë shtoi se dhënia e pagesave të tërmetit dhe marrja e vendimeve për rindërtimin e banesave të reja do të vazhdojë për të 27 njësitë e Tiranës. Ai theksoi se shumë shpejt do të nisë shqyrtimi i vendimeve për rindërtimet në zonën e Kinostudios dhe të disa pallateve të tjerë të dëmtuar në kryeqytet. Sipas tij, ndryshe nga qeveritë e mëparshme, të cilat nuk dhanë për vite me radhë as dëmshpërblimet e përmbytjeve të Shkodrës, sot pagesat për tërmetin po jepen në kohë rekord.

“Mezi pres që vendimet që morëm për Kombinatin të pasohen nga vendimet për Kinostudion. Sigurisht, këto janë projekte që duan më shumë kohë. Kemi parë raste kur problematika të dukurive natyrore nuk janë zgjidhur prej vitesh, siç është rasti i përmbytjeve në Shkodër, kur qeveritë e mëparshme nuk i dhanë as për 10 vjet. Por, kemi shembullin se për 10 muaj kemi filluar pagesat e tërmetit të nëntorit, ndërkohë që kemi mbyllur pagesat për tërmetin e shtatorit. Për sa kohë që do të vazhdojmë me këtë frymë të mirë, do jetë vetëm çështje kohe sa t’i zgjidhim të gjitha këto halle. Për banorët që kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, janë provë konkrete se askush nuk po rri, por letrat duhen bërë siç duhet”, tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se vëmendja e bashkisë ka qenë jo vetëm për dhënien e pagesave të tërmetit, por edhe për të garantuar një shpërndarje transparente. “Duhet të sigurohemi që jo vetëm bëjmë pagesat, por edhe të jemi transparent. Kur  njerëzit më pyesin pse shkon në çdo shtëpi, u them seështë e nevojshme qënjerëzit të shohin me sytë e tyre se kush janë fytyrat e vërteta që përfitojnë; se nuk po përfiton një kryetar i partisë apo një shoku ynë, por janë njerëz të këtij qyteti, të cilët i zuri halli i tërmetit dhe i pandemisë, e që me ndihmën e komunitetit, të qeverisë dhe të bashkisë, janë drejt zgjidhjes”, nënvizoi Veliaj.

Djali i shtëpisë, Vesmir Limani,i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj, që iu gjend pranë në këto momente të vështira për familjen e tij. “Ju falenderoj për çdo gjë, që na ndenjët pranë në kohët më të vështiradhe na bëtë me shtëpi të re”, deklaroi ai.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar