Tërmeti lëkund Fushë Arrëzin, panik te banorët, kryebashkiaku: S'ka dëme

Tërmeti lëkund Fushë Arrëzin, panik te banorët, kryebashkiaku: S'ka dëme

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka lëkundur Fushë Arrëzin pasditen e sotme. Lëkundja është regjistruar në orën 17:37:09 me orën lokale duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët që kanë dalë nga banesat.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit epiqendra është regjistruar 15 km në verilindje të Fushë Arrëzit, ndërsa thellësia është 10 km. Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme materiale.

Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit Fran Tuci në një lidhje telefonike për Shqiptarja.com u shpreh se në qytet nuk ka dëme nga tërmeti, ndërsa për zonat rurale po grumbullohet informacion nëse ka pasur probleme.

"Nuk jam në bashki sot, pasi po lëviz nga Tirana në drejtim Fushë Arrëzit, por nga informacionet që kam nuk janë dëgjuar lëkundje në qytet. Deri tani nuk kam njoftime për dëme në qytet. Për zonat  rurale po marr informacion" tha ai.

 Edhe ministria e Mbrojtjes thekson se nga informacionet e deri tanishme nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liu: 12/08/2019 21:08

    Po dalin profetesite e nostradamusit

    Përgjigju
  • Ilir Meta President: 12/08/2019 19:01

    Z kryeminister u tall me presidentin kur tha se me nje dekret presidenti e shtyn termetin.

    Përgjigju
  • WTF: 12/08/2019 18:23

    Me shumë panik përhapni ju se sa tërmeti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja