Tërmeti mbrëmë në Greqi, raportohet për 6 banesa të dëmtuara në zonën e Devollit

Fshatrat shqiptare në kufi me Greqinë kanë pësuar dëme nga tërmeti i mbrëmshëm. Deri më tani raportohen 8 shtëpi me dëme të konsiderueshme në zonën e Devollit, ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblim.

Këto janë pasojat e tërmetit që ra në Greqi, por shkaktoi pasoja në fshatrat kufitare në juglindje të vendit. Mure e çati të çara janë dëmet në 8 shtëpi të fshatrave Vranisht Mançurisht dhe Shuec në zonën e Devollit.

'Situata sot është shumë shqetësuese, ka rënë suvaja. Kemi goxha dëme. Ka shkëputje muresh, kam frikë se dimrin e kemi para. Tani duam ndihëm nga shteti nëse na ndihmon, po nuk na ndihmoi shteti ishalla na ndihmon zoti.'- tha një qytetar.

'Ishte tërmet i fuqishëm, janë çarë muret, bëri shumë dëme. Askush nuk ka ardhur! Të shohim tani nuk kemi ku të jetojmë! Frika është e madhe. Ky i djeshmi ishte me tronditje të zgjatura dhe të fuqishëm'- u shpreh një qytetar.

'E tundi shumë, mora fëmijët që t'i nxirrja jashtë. Na i ka çarë shtëpia. Ja kështu këto gjëra.'- tha një banorë.

Kryebashkiaku i Devollit Eduart Duro tha se grupet e inspektimit janë të terren për evidentimin e dëmeve.

Tërmeti 5.3 goditi mbrëmjen e së dielës Greqinë me eipiqendër 2 km në perëndim të Follorinës.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja