Një tërmet i fortë tronditi Japoninë perëndimore të martën, por nuk u raportuan dëme materiale apo në njerëz.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Shimane, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, shkruan Associated Press.

Autoritetet nuk raportuan rrezik për cunami, teksa tërmeti kishte thellësi rreth 10 kilometra.

Kryeqyteti i prefekturës Matsue dhe qytetet përreth, përfshirë disa në prefekturën fqinje Tottori, ishin ndër më të goditurat nga lëkundjet sizmike.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive, departamentet lokale të zjarrfikësve morën disa raportime për lëndime të lehta. 

Autoriteti i Rregullimit Bërthamor tha se nuk u gjetën anomali në centralin bërthamor Shimame.

Japonia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, zonën e çarjeve sizmike rreth Oqeanit Paqësor që është një nga zonat më të prirura ndaj tërmeteve në botë.