Shqipëria pjesë e fushatës ‘Turqia, një zemër’, dhuron 1 milionë euro pas tërmetit shkatërrues! Rama: S’harrojmë çfarë bëri Erdogan për ne në vitin 2019

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro si mbështetje financiare për rindërtimin në Turqi pasi u godit nga tërmeti shkatërrues 7.9 ballë më 6 shkurt që shkaktoi mbi 35 mijë viktima. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i nderuar që u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”.

Në një lidhje telefonike teksa fushata sensibilizohej transmetohej në të njëjtën kohë në 13 kanale televizive në Turqi, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe deklaroi mbështetjen për popullin turk. Po ashtu kujtoi se si presidenti turk Erdogan iu gjend pranë popullit shqiptar në vitin 2019 kur vendi ynë u godit nga tërmeti që shkaktoi 52 viktima.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha”, tha Rama.

Gjatë fushatës “Turqia një zemër”, vetëm brenda 2 orë e gjysmë u bënë 9 milionë telefonata dhe u grumbulluan të paktën 6.1 miliardë dollarë. Presidenti turk Erdogan është zotuar të vazhdojë me përpjekjet e shpëtimit për qytetarët që kanë mbetur ende nën rrënoja ndërsa procesi i rindërtimit do të nisë në muajin mars.

Nga tërmeti shkatërrues, pati mbi 41 mijë viktima në Turqi dhe Siri ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur e të pastrehë për shkak të dëmeve që pësuan në banesat e tyre.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/02/2023 22:39

    Veprim i duhur,por duhej ndare ne menyre te barabarte,gjysmat Turqise,gjysmen tjeter Sirise.Vertet qe Erdogani na ndihmoi pas termetit,por atdheu i Nene Terezes nuk mund te beje diferencime ne dhenien e ndihmave,u duhen dhene te gjitheve pa dallim,jo sipas interesit,jo vetem atyre qe na kane ndihmuar,por kujdo qe ka nevoje.

    Përgjigju
  • Era: 16/02/2023 13:44

    Kryepyka dhe kryehorri nuk zhgenjen me dallkauksine e tij imorale.

    Përgjigju
  • Lartmadhnia: 16/02/2023 09:00

    Meqë ne foto është kryeministri, i ka dhuruar nga xhepi vet, nga shitja e pikturave. Ne që paguajmë taksat besoj s'kemi asnjë meritë.

    Përgjigju
    • Or tej: 16/02/2023 21:57

      Vetem shalgjati i ka meritat or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet