TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar për Report Tv se banesat e dëmtuara më tepër nga tërmeti i sotëm janë ato që ishin prekur nga ai i 21 shtatorit. Veliaj tha se do të bëhen pagesa Cash për banesat e 500 familjeve të prekura nga tërmeti, ndërsa u shpreh se do të epet një ndihmë financiare edhe për Bashkinë e Krujës.
"Unë besoj që dëmet materiale janë dëmet më të rikuperueshme. Nuk kaloi pa dëme. U prishën kryesisht shtëpi që ishin dëmtuar m herët, që ishin ndërtuar me qerpiç. Sapo kishin rikuperuar dëmet e tërmetit të 21 shatorit ndodhi kjo situatë. Kemi një mbledhje të këshillit bashkiak ku do bëjmë pagesa CASH për 500 familje, pjesa më e madhe e të cilëve janë prekur nga tërmeti i 21 shtatorit. Këtë herë jemi më përgatitur. Kështu që janë hapur të 5 qendrat sociale. Kemi një listë të gjatë të familjarëve që kanë shtëpi përdhese që kanë hapur shtëpitë e tyre. Këshilla ime është se nëse jeni në një shtëpi të pabanueshme qendra sociale është mënyra më e mirë. Nuk e kemi kaluar ende gjysmën e kapacitetit. Nuk duhet të ketë panik. Një pjesë e madhe e aksidenteve kanë qenë thyerje apo ndrydhje këmbësh sepse janë përplasur duke nxituar. Gjatë ditës së sotme kemi pasur 8 pallate të bllokuara në Tiranë për shkak të problemeve me ashensorëve. Ato janë zhbllokuar që në orët e para të mëngjesit. Një pjesë e madhe e shërbimeve të emergjencës janë transferuar në Tiranë. Unë besoj se nëse ka një lajm të mirë nga dita e sotme është solidariteti mes banorëve. Unë besoj që sot treguam se ky qytet rrëzohet por edhe ngrihet në këmbë shumë shpejt. Këshilli bashkiak do të ofrojnë një ndihmë financiare për Bashkinë e Krujës.
Unë besoj se është një porcion shumë i vogël. Vendoset panele gipsi që të sigurohemi se nëse ndodh një tërmet nuk dëmtohen njerëzit. Shkollat problematike janë shkollat në fshat. Ne do të akomodojmë në shkollat publike edhe nxënësit e shkollave private deri në momentin e rregullimit të tyre", u shpreh Veliaj.