Në Indonezi, një tërmet me magnitudë 5.6 vrau 271 persona, por një mrekulli ka ndodhur pasi ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat një djalë 5-vjeçar.
Pas shpëtimit të 5-vjeçarit, ngjalli shpresat se mund të gjenden edhe persona të tjerët të gjallë nën rrënojat e ndërtesave që u shembën kur ra tërmeti, raportojnë mediat e huaja.
Videoja e momentit të shpëtimit të 5-vjeçarit është bërë virale, ku shihen ekipet e shpëtimit duke e nxjerrë nga rrënojat, ku mbijetoi pa ushqim dhe pa ujë.
Agjencia e Indonezisë për Reagimin ndaj Fatkeqësive (BNPB) tha më 23 nëntor, se shpëtimtarët gjetën 5-vjeçaren Azka Maulana Malik, një e mbijetuar nga mbeturinat e tërmetit në fshatin Nagrak, Cugenang, qyteti Cianjur. Provinca Java Perëndimore e këtij vendi.
Tërmeti ka ndodhur teksa ai ishte duke parë televizor me nënën e tij. Në atë kohë në shtëpi ishin gjithsej 5 persona, por vetëm 2 persona kanë mbiejtuar, Azka dhe gjyshi i djalit. Djali dhe Azka po trajtohen në spital.