Tërmeti në Klos, debate te ‘Ligjet’/ Çupi: Çfarë masash janë marrë? Mara: Janë evakuuar banorët që kanë pasur probleme! MF: Mbi 4 mld buxhet, ndahet sipas rastit

Në komisionin e Ligjeve deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit. Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.

Sipas deputetes së zonës së Dibrës Aurora Mara, grupi i punës është në terren dhe janë evakuuar banorët që kanë pasur probleme. Ndërkohë ministria e Financave tha se është një fond i caktuar prej mbi 4 miliardë lekë dhe që detajohet sipas rastit.

Pjesë nga debati
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Këtu në komisionin e ligjeve mbrojmë interesat e atyre që na kanë votuar. Dy deputetë jemi që përfaqësojmë Dibrën. Qarku Dibër ka katër ditë i goditur nga tërmeti. Vetëm dy ditët e fundit kanë rënë rreth 200 tërmete në Klos e Bulqizë. Janë shkatërruar me 10-tra shtëpi, shtuar këtu dhe shtëpitë e dëmtuara apo shkatërruara në 2019-ën. Një pallat i shkatërruar në Bulqizë, komplet I shkatërruar ka mbetur aty dhe pa asnjë lëvizje për të ndërhyrë. Zona me mot të ashpër dhe banorët janë jashtë shtëpive. Çfarë masash janë marrë për zonën në fjalë? Ne s’mund ta kalojmë në këtë formë situatën. Diskutim që s’duhet të nda ndajë politikisht, kemi të njëjtin interes. Sot duhet të ngremë zërin për një çështje shumë jetike, për një çështje shumë të prekshme këtë vit. Në Bulqizë të paktën në tërmetin e fundit kanë mbetur shumë persona jashtë banesave. Ministria e Financave të na japi një informacion të detajuar se çfarë po bëhet për banorët atje?

Kryetarja e Komisionit, Deputete e PS, Bushka: Ministria e Financave nuk është autoriteti përgjegjës për këtë çështje. Mund të diskutohet, edhe pse nuk është çështje në rendin e ditës. Unë kam komunikuar me deputet e zonës së Dibrës të PS. Zv kryeministrja Balluku më bëri me dije se grupet e emergjencës kanë qenë në gatishmëri. Është dhënë urdhër për të bërë vlerësimin e dëmeve. E kuptoj sensibilitetin tuaj. Kjo çështje na bashkon.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Sa është buxheti për ato zona sot? Është e padenjë kjo që bëni? Merrni mikrofonin e përgjigjeni për ministrinë e Financave.

Kryetarja e Komisionit, Deputete e PS, Bushka: Jo nuk bëhet kështu si bëhet ju, kam informacion më të gjerë se ju dhe po ja u jap dhe juve dhe publikut

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi: Po çfarë është kjo, ju sillni këtu informacione që keni komunikuar në telefon.

Kryetarja e Komisionit, Deputete e PS, Bushka: Informacioni i saktë nga ministria e mbrojtjes dhe ajo e infrastrukturës përgjigjet. Ministria e Ekonomisë merret në momentin e dytë.

Mara, deputete e qarkut Dibër: E vlerësoi ndjeshmërinë e zonjës Çupi. Jemi të gjithë sensitivë kundrejt këtij fenomeni. Janë mbledhur shtabi emergjencës civile, zv kryeministrja në terren, grupi I punës në terren, familjet u evakuuan nga shtëpiat me rrezikshmëri. Unë non stop në kontakt, grupet non stop në terren.

Ministria e Financave, përfaqësuesja në komision: Fondi prej mbi 4 miliardë lekë, që detajohet sipas rastit.


Lajmi kryesor:

Qeveria heq taksën e hirrës dhe kremit të qumështit! zv/ministrja: Dëgjuam biznesin! Xhafaj: Tani u kujtuat?! PD: shqiptarët ikin se qeveria dyfishon taksat


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar