Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me tërmetin i cili u ndje gjatë orëve të vona të natës.

Sipas njoftimit, tërmeti është regjistruar në orën 00:13, me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Sipas tyre ky tërmet është pasur nga 42 pasgoditje, ku më e madhja ishte 3.5 i shkallës rihter.

"Mirëmëngjes! Në orën 00:13 është regjistruar një tërmet me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja 3.5. Nuk raportohen dëme", thuhet në  njoftimin zyrtar.


Lajmi kryesor:

Tërmet në Shqipëri me magnitudë 4 i shkallës Rihter! Ministria e Mbrojtjes: U pasua me 42 pasgoditje