
Trupi i pajetë i nënës me të birin dhe të një vajze që kishin mbetur në rrënojat e ndërtesës në Sürsürü, e cila u shkatërrua në tërmetin Elazig u nxorrën nga rrënojat orët e fundit.
Sipas CNN Turkey, 3 personat e paidentifikuar akoma u dërguan në spital për autopsi.
Ekipet vazhdojnë të punojnë për të arritur në 2 personat e mbetur në rrënoja.
Numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmet u rrit në 38 me 3 personat e fundit.
Kujtojmë që tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter goditi Turqinë lindore mbrëmjen e të premtes. Mbi 100 banesa janë të rrënuara duke lënë pas mijëra të plagosur. Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale.
Ekipet janë duke punuar fort për të nxjerrë të gjitha jetët e mbetur në rrënoja gjallë apo vdekur.
Lajmi kryesor:
Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi/ 39 të vdekur, mijëra të plagosur! Vijojnë kërkimet për të gjallët nën rrënoja (VIDEO)





