Tërmeti, si do përdoren 1,2 mld lekë për ndërtimin nga e para dhe rikonstruksionin e apartamenteve për 5 bashki

Tërmeti, si do përdoren 1,2 mld lekë për ndërtimin nga e para dhe rikonstruksionin e apartamenteve për 5 bashki

Pallat i shembur nga tërmeti i 26 nëntorit

Rreth 1,2 mld lekë fonde parashikohen të përdoren për vazhdimin e programeve të rindërtimin, sipas vendimit të muajit maj të Ministrisë të Rindërtimit.

Pas miratimit të tij nga qeveria, fondet e parashikuara do të përdoren për ndërtimin nga e para të 154 njësive individuale të banimit për 5 bashki të vendit.

Fondi me vlerë 417 mln lekë do të vihet në dispozicion përkatësisht për ndërtimin e 38 shtëpive në Kamëz, 44 në Durrës, 17 në Vorë, 27 në Mirditë dhe 28 shtëpi në Shijak. Objektet janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuara nga e para sipas akt-ekspertizave të thelluara të miratuara edhe nga Komisioni Shtetëror për Rindërtim.

Fondi tjetër me vlerë rreth 868 mln lekë do të shpërndahet si grante për rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti. Bashkia Durrës pritet të përfitojë 541,8 mln lekë si grante rikonstruksioni për 1,591 familje shtëpitë e të cilëve janë klasifikuar me dëme DS1, DS2, DS3.

Përfitues të granteve për riparimin e shtëpive do të jenë edhe 30 familje në Bashkinë e Mirditës. për këtë përfitues parashikohet të ndahet fondi me vlerë 326 mln lekë.

Në total fondi i parashikuar për t’u shpërndarë në të gjitha bashkitë e vendit për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti është 9,8 mld lekë. Më herët u miratua vendimi i ri për shpërndarjen e 1,6 mld lekë në Tiranë si: 427,6 milionë lekë për 2,413 përfitues, ku 987 prej tyre janë klasifikuar me dëmtime të shkallës DS21; 803 përfitues do të jenë për dëmtimet DS2 dhe 623 të tjerë për dëme të klasifikuara DS3.

Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti. Në total në 11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit kanë aplikuar online 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt të 2020-s.

Në total në vend u shembën 115 pallate të dëmtuara nga tërmeti, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar ishin 242 pallate.
Programi i granteve të rindërtimit
Grante Rindërtimi
-38 njësi individuale në Kamëz do të ndërtohen nga e para me fond 95,200,000 lekë
-44 njësi individuale banimi në Durrës do të ndërtohen nga e para me fond 127, 823, 334 lekë
-17 njësi individuale banimi në Vorë do të ndërtohen nga e para me fond 47, 080, 850 lekë
-27 njësi individuale banimi në Mirditë do të ndërtohen nga e para me fond 73,355,206 lekë
-28 njësi individuale banimi në Shijak do të ndërtohen nga e para me fond 80,410, 770 lekë
Grante rikonstruksioni
-1,591 përfitues të klasifikuar me dëme DS1, DS2, DS3 do të përfitojnë fondin me vlerë 541, 801, 000 në Durrës
-30 përfitues të klasifikuara me dëme DS1, DS2, DS3 do të përfitojnë fondin me vlerë 326, 012,468 në Mirditë./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja