Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të merrte mandatin e katërt nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, 12 dhjetor. Në sondazhin ‘Termometri Politik’ të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 48.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të votëbesonin sërish Partinë Socialiste për udhëheqjen e vendit edhe pse një rënie me 1.4% krahasuar me muajin nëntor.

Partia Demokratike mbetet forcë e dytë politike në vend me 31.0% të votave, por ajo çfarë vihet re nga të dhënat e sondazhit është një rënie me 1.4% krahasuar me rezultatet e nëntorit, kur 32.4% do votonin për Berishën. Interesante janë shifrat për partitë e reja, që rriten me plot 5% krahasuar me një muaj më parë. 19% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit votën e tyre do ia besonin partive të reja nëse zgjedhjet do mbaheshin sot.

Ulja e mbështetjes për PD reflektohet edhe në uljen e pëlqyeshmërisë për Sali Berishën si politikan. Berisha ka një vlerësim pozitiv prej 29.3%, duke shënuar një rënie prej 0.8% nga muaji i kaluar. Kryeministri Rama mbetet politikani më i pëlqyer me 49.1%. Mbështetja për Ramën është më e lartë te të anketuarit në emigracion, konkretisht në vlerën 50.9% sesa te ata në Shqipëri, 48.2%.

Shqiptarët mbështesin në shumicë dërrmuese punën e SPAK, ku 72.1% e të anketuarve thonë se prokurorëve të posaçëm u duhet dhënë mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Vetëm një përqindje shumë e vogël, 26.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit shprehen kundër rikandidimit për prokurorët e SPAK.

Ndërkohë, shpalljen e Altin Dumanit si kampion i antikorrupsionit nga SHBA, shqiptarët e shohin si një mesazh për të gjithë kastën politike, por në veçanti diaspora, 40.5% e së cilës thotë se është një mesazh kundër Sali Berishës i shpallur non grata nga Amerika e Britania e Madhe. Në total, mesazh për Berishën e konsiderojnë 39.3% të anketuarve, ndërsa mesazh për Ilir Metën e quajnë 18.9% e shqiptarëve.

Sa i takon punës së qeverisë, 40% e shqiptarëve kanë vlerësim pozitiv, një rënie me 0.6% krahasuar me muajin nëntor. Vlerësimi është pak më i lartë te të anketuarit në emigracion, 40.4% krahasuar me ata në Shqipëri, 39.8%.

47.3% e të zgjedhësve të prirur për të votuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, kanë një opinion negativ për punën e qeverisë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.1% nga muaji i kaluar.

Shënim: Kampioni 2227 zgjedhës të prirur për të votuar; 1492 në territorin e Shqipërisë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo qark, si edhe 735 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 2.9%.

*Në studion e Frontline me gazetaren Marsela Karapanço komentuan rezultatet e sondazhit Eduard Zaloshnja, juristi Kreshnik Spahiu, Elena Kocaqi, Edvin Kulluri dhe Poli Hoxha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Sondazhi i Report Tv/ 34 vjet PD, 48.9% e shqiptarëve s’e kanë votuar kurrë si forcë politike

Në 34 vite themelim, 48.9% e zgjedhësve të anketuar nga Report Tv nuk kanë votuar asnjëherë për Partinë Demokratike. Këto janë rezultatet e sondazhit në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Në Shqipëri, vëmë re një përqindje më të lartë të anketuarve që nuk kanë votuar kurrë për PD, 50.8%, sesa ata në emigracion me 45%.

51.1% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike. Rezultatet tregojnë se shqiptarët e diasporës kanë një përqindje më të lartë të anketuarve që kanë votuar më parë për PD, me 55% krahasuar 49.2% në Shqipëri.

Ora 22:49
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr mandatin e katërt! Bie mbështetja për Berishën, por mbetet forcë e dytë! Rritet me 5% përkrahja për partitë e reja

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 12 dhjetor, sërish Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. Sipas të dhënave në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 48.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të votëbesonin kryeministrin Rama. Një rënie me vetëm 1.4% krahasuar me sondazhin e muajit nëntor, kur 49.5% do të votonin PS.

Forcë e dytë renditet sërish PD e Sali Berishës, i cili tashmë me vendim të GJKKO është liruar nga arresti shtëpiak. 31.0% do të votonin për PD, një rënie me 1.4% krahasuar me rezultatet e nëntorit, kur 32.4% do votonin për Berishën. Në tetor pati një rritje me 2.2% të zgjedhësve që do të votonin për PD, por këtë muaj mbështetja për kryetarin demokrat ka rënë, siç shihet edhe në grafikun e ilustruar krahas tabelës.

19% do të votëbesonin partitë e reja, një rritje me 5% krahasuar me muajin nëntor. Ndërkohë, 1.9% do të votonin për parti të tjera të vjetra, rënie me 2.2% me një muaj më parë.

Ndalur vetëm tek zgjedhësit në diasporë, 50.1% do zgjidhnin PS për një mandat të katërt, 30.4% PD, 19.2% parti të reja, 0.3% parti të tjera të vjetra. Ndërkohë, edhe te anketuarit në Shqipëri mandatin e katërt do ia besonin sërish Ramës, me 47.1% të votave, 31.3% PD, 18.9% parti të reja dhe 2.7% parti të tjera të vjetra.

Ora 22:40
Sondazhi i Report Tv/ Rama mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve dhe diasporës! Ulet pëlqyeshmëria për Berishën

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë pyetur edhe për vlerësimin që kanë lidhur me dy politikanët kryesorë në Shqipëri, Edi Rama dhe Sali Berisha.

Kryeministri Edi Rama mbetet politikani më i pëlqyer. Sipas rezultateve të sondazhit, 49.1% e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për Ramën, me një rënie vetëm 1% nga muaji nëntor. Mbështetja për Ramën është më e lartë te të anketuarit në emigracion, konkretisht në vlerën 50.9% sesa te ata në Shqipëri, 48.2%.

Ish-kryeministri Berisha ka një vlerësim pozitiv prej 29.3%, duke shënuar një rënie prej 0.8% nga muaji i kaluar. Në Shqipëri, mbështetja për Berishën është më e lartë, 30.2% sesa në emigracion, 27.5%.

21.6% e të anketuarve deklarojnë se nuk mbështesin asnjërin prej këtyre politikanëve, duke shënuar një rritje prej 1.8% krahasuar me nëntorin. Ky trend është konstant si në Shqipëri (21.6%), ashtu edhe në emigracion (21.6%).

Grafiku i mësipërm tregon tendencën e të anketuarve mbi pëlqyeshmërinë ndaj Ramës dhe Berishës në harkun kohor tetor-dhjetor.

Ora 22:20
Sondazhi i Report Tv/ 47.3% e shqiptarëve opinion negativ për punën e qeverisë, 40% pozitiv

40% e shqiptarëve thonë se kanë opinion pozitiv për punën e qeverisë, të pyetur në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Vihet re një rënie me 0.6% krahasuar me muajin nëntor s ai përket vlerësimit të punës së qeverisë.

Ky vlerësim është pak më i lartë te të anketuarit në emigracion, 40.4% krahasuar me ata në Shqipëri, 39.8%.

47.3% e të zgjedhësve të prirur për të votuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, kanë një opinion negativ për punën e qeverisë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.1% nga muaji i kaluar. Përqindja është më e lartë vihet re në Shqipëri me 47.5%, krahasuar me emigracionin 46.9%.

12.7% nga totali i të anketuarve deklarojnë se janë të dyzuar, një rritje prej 0.5% nga nëntori. Kjo përqindje, 12.7%, është e njëjtë në të dy grupet, si për shqiptarët brenda vendit edhe për ata jashtë vendit.

Në grafikun bashkëngjitur më lart, tregohet rënie e vlerësimeve pozitive nga tetori, 45.2%, deri në dhjetor 40.0%, ndërsa opinionet negative kanë shfaqur një rritje graduale nga 42.4% në tetor në 47.3% në dhjetor.

Ora 21:51
Sondazhi i Report Tv/ Bullizmi shqetësim për shqiptarët, 46.6% thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me këtë fenomen kryesisht në shkollë dhe rrjete sociale

Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën tregon se bullizmi mbetet një shqetësim, veçanërisht në rrjetet sociale dhe shkolla, si në Shqipëri ashtu edhe mes familjeve shqiptare në emigracion.

Nisur nga rasti i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, të pyetur “A është bullizuar ndonjë fëmijë/adoleshent i rrethit tuaj familjar/shoqëror?”, 19.8% e të anketuarve raportojnë raste bullizmi në rrjetet sociale, ndërsa 16.5% thonë shkollën. 8.2% e të pyeturve thonë se të afërm apo fëmijët janë përballur me bullizëm edhe në shkollë edhe në rrjetet sociale.

Pra në total, 46.6% e të anketuarve raportojnë raste bullizmi te fëmijët dhe adoleshentët në rrjetet sociale dhe në shkolla, por edhe në mjedise të tjera.

Ndërkohë, 53.4% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë hasur asnjë rast bullizmi në rrethin e tyre, me një përqindje pak më të lartë në emigracion, 54.8%, krahasuar me Shqipërinë, 52.7%.

Ndërkohë, 2.1% thonë se kanë evidentuar raste bullizmi në ambiente të tjera, ndërsa 53.4% e të anketuarve thonë “jo, askund”.

Krahasimi mes të anketurave brenda territorit shqiptar dhe atyre në diasporë, tregon se fenomeni i bullizmit është relativisht i njëjtë. Në Shqipëri, rrjetet sociale shfaqen si problem kryesor me 20.1%, ndërsa në emigracion kjo përqindje është 19.2%. Për bullizmin në shkollë, shifrat janë pothuajse të barabarta, 16.6% në Shqipëri dhe 16.3% në emigracion.

Ora 21:28
Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët mbështesin SPAK, 72.1% thonë se prokurorëve u duhet lejuar rikandidimi pas mandatit 9-vjeçar

Shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin në kërkesën e tij që prokurorëve të SPAK t’u lejohet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 72.1% e shqiptarëve të anketuar në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, thonë ‘Po’ u duhet lejuar mundësia e rikandidimit.

Një diferencë e vogël dallohet mes shqiptarëve brenda territorit dhe atyre në diasporë, ku 73.3% e këtyre të fundit shprehen pro, ndërsa brenda territorit shqiptar pro shprehen 71.5% e të anketuarve.

Vetëm një përqindje shumë e vogël, 26.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit shprehen kundër rikandidimit për prokurorët e SPAK. Në Shqipëri, 27.3% e zgjedhësve të pritur për të votuar thonë se duhet t’u jepet mundësia e rikandidimit, ndërsa në diasporë vetëm 23.7%.

1.8% e të anketuarve janë të dyzuar. Vihet re se në diasporë ka një përqindje më të lartë të të dyzuarve, 3.0%, ndërsa në Shqipëri vetëm 1.2%.

Ora 21:10
Sondazhi i Report Tv/ Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit, diaspora e quan mesazh kundër Berishës! 40% e shqiptarëve për të gjithë politikanët

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pyeten edhe për shpalljen e kreut të SPAK, Altin Dumani si kampion i antikorrupsionit nga DASH.

Të pyetur se për kë është mesazh kjo dekoratë e SHBA për Dumanin, 40.1% e shqiptarëve thonë se është një mesazh për të gjithë politikanët shqiptarë.

Ndërkohë, mesazh për Sali Berishën e quajnë 40.5% e diasporës, ndërsa 38.7% e shqiptarëve brenda vendit thonë se është një mesazh për ish-kryeministrin. Në total, mesazh për Berishën e konsiderojnë 39.3% të anketuarve.

Mesazh për Ilir Metën e quajnë në total 18.9% e shqiptarëve të anketuar, 19.5% në Shqipëri dhe 17.7% në diasporë. Në total  1.7% e të anketuarve shprehen të dyzuar.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 13/12/2024 09:35

    Ky Zaloshnja na doli shume i zgjuar po te paket keto veprimet matematikore a din ti beje apo ja ben kusht,se cop mish me dy sy eshte po nje gje din ta beje mire si spiun dhe matarpaz qe eshte paran ne kurriz te shqipetareve e shijon shume

    Përgjigju
  • Jim: 13/12/2024 02:15

    Ja fut kot me a Agron Shehaj se ai mund te marre ndonje vote e mandat por jo zgjedhjet

    Përgjigju
  • albi: 12/12/2024 23:05

    Deri ne 11 Maj Partia Mundesia drejtuar nga Agron Shehaj ka shume mundesi te fitoj zgjedhjet. Te tjeret jane njeri me hajdut se tjetri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)