Qëllimi i këtij edicioni është promovimi i ushqimeve tradicionale, të ashtuquajtura ‘’Slow Food’’ kundër produkteve Fast Food. Presidenti i Slow Food, Carlo Petrini thotë se Shqipëria ofron një mundësi të shkëlqyer produktesh tradicionale, promovimi i të cilave do t’i shërbejë jo vetëm shëndetit të njerëzve, por edhe zhvillimit ekonomik.
‘’Qytetarët e Tiranës do kenë mundësi të shohin shumëllojshmërinë e produkteve nga gjithë këto vende. Dhe jo vetëm produktet, do mund të takojnë ata që i prodhojnë. Njerëz që shpesh punojnë në kushte shumë të vështira, nëpër male, në vende të izoluara. Unë mendoj se janë pikërisht këta thesari i vërtetë i fshehur i Evropës” tha ai për Report Tv.
Në ketë event ka mbi 10 stenda të mbushura me produkte të prodhuara në 12 vende (Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria).
Sipas programit të Terra Madre Balkans 2016 do të ketë degustime, koncerte workshope dhe konferenca. Disa nga temat e diskutimit do të jenë: ‘’Lufta kundër urisë botërore’’, ‘’Qasja në tregje, qasje drejt mundësive’’, ‘’Fermerët në krye!Konferenca Ndërkombëtare Shkencore’’, ‘’Turizmi i qëndrueshëm rural, agrogurizmi dhe qasja drejt bujqësisë multifunksionale’’.
Në event me datë 2 qershor, për nder të Ditës së Republikës italiane kanë qenë të pranishëm Chef Sokol Prenga, Delikatesë, Chef Oltion Veshi, Koteci(Aleanca Slow Food e Kuzhinierëve).
FOTO
Shqipëria po përfaqësohet në event nga djathi Mishavanë që është produkt i 17 familjeve nga rajoni i Kelmendit në veri të Shqipërisë dhe me presidin e Glikosë së Përmetit, e cila përgatitet nga fruta dhe perime të ndryshme nga luginat e epërme të lumit Vjosa. Në këtë event janë prezantuar gjithashtu edhe Prodhuesit e Vajit te Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe prodhuesit e Verës Kallmet dhe Prodhuesit nga Lepusha (Kelmend-Malësi e Madhe).
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com