'Terre des Hommes' marrëveshje me FSHF-në për mbrojtjen e fëmijëve, Duka: Organizatë që bashkëpunon me UEFA-n

'Terre des Hommes' marrëveshje me FSHF-në për mbrojtjen e fëmijëve, Duka: Organizatë që bashkëpunon me UEFA-n

Firmosja e bashkëpunimit

Federata Shqiptare e Futbollit dhe organizata në mbrojtje të fëmijëve "Terre des Hommes" nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të fëmijëve në futboll.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësuesja e organizatës në Shqipëri, Enkelejda Kallçiu u shpehën se organizata bashkëpunon me UEFA-n dhe rëndësia është mbrojtja e fëmijëve nga fenomenet negative.

“Organizata ka një bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n. Marrëveshja firmoset sot, por bashkëpunimi ka filluar me informimin dhe ndërgjegësimin e Federatës. Futbolli i fëmijëve është prioriteti ynë dhe ata duhet të jenë të shëndetshëm e të mbrojtur nga fenomenet negative. Në marrëveshje parashikohen trajnime dhe kjo do të përçohet në të gjithë klubet e futbollit në Shqipërië për të parandaluar fenomenet negative që ndikojnë te fëmijët në futboll", tha Armand Duka.

Në fjalën e saj, Enkelejda Kallçiu premtoi mbështetje për të gjithë futbollistët e vegjël.

"Një kënaqësi që bashkohemi në kuadër të kësaj marrëveshje për t’i dhënë progres nismave, jemi këtu për mbështetje afatgjatë për të rinjtë që janë të angazhuar në futboll. Fëmijët e duan futbollin dhe është një mundësi zhvillimi që ofron shumë benefite dhe në këtë rast rriten edhe përgjegjësitë. Është një mekanizëm për të mbrojtur grupet që janë në vështirësi. Përgëzoj edhe FSHF për këtë bashkëpunim, duhet një ndërgjegjësim i madh dhe duhet parë si përkthehet siguria e fëmijëve në sport", tha Kallçiu.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok

Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok