RAMALLAH - Presidenti palestinez Mahmud Abbas dënoi sot atentatin e përgjakshëm kundër një sinagoge në Jerusalemin Perëndimor, pasi ishte akuzuar dhunshëm nga krerët izraelitë që e bëjnë përgjegjës.
Abbas dënoi në një komunikatë "vrasjen e besimtarëve që luteshin në një sinagogë duke dënuar njëkohësisht vrasjen e civilëve të cilës do palë që ata janë".
Të paktën katër Izraelitë u vranë sot në mëngjes pas një sulmi në një sinagogë në Jerusalem nga dy palestinezë që u vranë nga policia, deklaroi një zëdhënëse e policisë.
"Dy terroristë hynë në një sinagogë në lagjen Har Nof. Ata sulmuan me sopatë dhe një pistoletë. Katër besimtarë u vranë. Policia që erdhi në vendngjarje qëlloi menjëherë dhe vrau dy terroristët", theskoi zëdhënësja e policisë, Luba Samri.
Zëdhënësja deklaroi se katër besimtarë të tjerë dhe dy policë që ndërhynë kundër autorëve të sulmit ishin plagosur. Ajo njoftoi gjithashtu se autorët e këtij sulmi ishin palestinezë të Jerusalemit Lindor.
Sinagoga e sulmuar ndodhet në Har Nof, një lagje ultra radikale ortodokse hebreje që ndodhet në Jerusalemin Perëndimor./ATSh/
/Shqiptarja.com