Banorët e Selenicës dhe 47 fshatrave përreth vazhdojnë kundërshtimin e tyre për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Vlorën.

Pas ‘Kuvendit të Selenicës’ të zhvilluar përgjatë mëngjesit të së shtunës, ashtu siç u dakortësua, këtë të diele qytetarët kanë dalë në një protestë paqësore.

Protesta ka zgjatur për rreth 60 minuta dhe është zhvilluar në fshatin Drashovicë. Aty janë mbajtur fjalime nga banorët e zonës duke argumentuar arsyet përse janë kundër hartës së re territoriale.

Gjithashtu nga të pranishmit në tubim është deklaruar se protesta dhe kundërshtia ndaj Reformës Territoriale do të vazhdojë. Kujtojmë se në propozimin e PS për hartën e re territoriale parashikohet ulje e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46.