Sali Berisha komentoi sërish propozimin e PS për reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Berisha e quajti një projekt tërësisht elektoral, me të cilin PS synon të marrë edhe bashkitë që nuk ka në zotërim. Ndërsa akuzoi Ramën për politika shpopulluese.

“Ne do ndërmarrim një debat të gjerë me shqiptarët, i cili ishte në vazhdim me komisionin e reformës territoriale.  Por meqenëse sallat që të gjitha të organizuara nga Partia Socialiste, se ata i organizonin takimet, ishin kundër reformës së vitit 2014 dhe Edi Rama kishte projekte të tjera, u larguan në mënyrë të njëanshme.

Ne absolutisht e shndërrojmë këtë çështje në çështje kryesore. Jo vetëm se ky projekti i Edi Ramës është një projekt tërësisht elektoral, që të fusë në dorë dhe ato pak bashki që s'i ka. Por mbi të gjitha, ky është një projekt për të thelluar më tej shpopullimin, për të fshirë nga faqja e dheut njësitë, bashkitë, shërbimet, dhe për të detyruar shqiptarët të largohen sa më shumë nga vendet e tyre.  Ky është qëndrimi ynë. Ne do bëjmë çdo gjë. Ju keni parë që këto bashki janë në protesta pothuajse të përnatshme.  Përshëndes shumë përzemërsisht qytetarët e Memaliajt, qytetarët e Divjakës, qytetarët e Dimalit, Selenicës, Orikumi ka shpallur një protestë të madhe shumë në ditët që vijnë.  Klosi është në protestë të përditshme, Cërriku, pra janë ngritur në mbarë Shqipërinë fshatarësi e të tjerë kundër zhdukjes së qeverive të tyre vendore, shërbimeve ndaj qytetarëve.  Por ne nuk jemi vetëm për këto, ne vërtet kemi paraqitur një hartë me 100 njësi vendore, por ajo është e hapur në konsultime për të shtuar dhe një numër tjetër të komunave, bashkive të vogla, në zona të tjera ku është e mundur”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Asnjë përfaqësues i SHBA-së në zyrën e tij që prej shpalljes ‘non grata’, Berisha ‘pret me entuziazëm’ ambasadorin e ri: Prioritet luftën e trafikut të drogës