Tedi Blushi nuk i ka kursyer ironitë ndaj mungesës së deputetit socialistit Erion Braçe në sallë.
“Së pari, kushdo që u tall me vezët, besoj se e kuptoi që rezultati i parë u arrit, që Edi Rama sot zgjodhi, është këtu, zgjodhi të vinte i maskuar në traditën e paraardhësve të tij që kanë veshur fustane grash kur protestuesit mbërritën në dyert e institucioneve.
Së dyti, uroj që Erjon Braçe të dalë gjallë nga salla ku është mbajtur peng nga Edi Rama.
Ju kujtoj që për këto interpelanca që ju hodhët në votim, kemi kërkuar që të tërhiqen që në fillim të punimeve, ndaj lërini marrëzitë, mbyllini procedurat, të vijojnë diskutimet për një temë që shqiptarët sot kërkojnë përgjigje”, tha ai.



