‘Territorialja’ dhe ‘Zgjedhorja’, Kaso: PS nuk është serioze, bën diversion brenda PD! Mbështesim sistemin proporcional me korrektim kombëtar

TIRANË- Ndonëse grupi i Sali Berishës është i përjashtuar nga Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimet që duhen bërë. Ivi Kaso, pjesë e ‘Rithemelimit’, tha në Report Tv se do preferonin sistem maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar, nga sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.  

"Sistemi maxhoritar do ishte i pëlqyeshëm, do kishe nevojë për ndonjë korrektim proporcionale, se do kishte maxhoranca që zotërojnë gjitha pushtetet do ndikonin që opozita në të gjitha zonat të arrinin 49% të votave, pa arritur asnjë deputet", tha Kaso.

Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Kaso u shpreh se maxhoranca nuk është serioze në negociata, pasi po favorizon grupin e Enkelejd Alibeajt, për diversion. Sipas tij, PS nuk mund të diktojë se kush është opozita dhe këtë po e bën për të shpërqëndruar vëmendjen nga këto dy çështje të rëndësishme.

“Sjellja e maxhorancës, unë të paktën nuk shoh asnjë shenjë konkrete që janë serioze në vullnetin e tyre për të adresuar këto çështje të rëndësishme, rishikim e ndarjes territoriale. Qëllimi është për të favorizojë këtë fraksion dhe për të mbajtur gjallë diversionin, që ju jeni opozita nuk janë këta të tjerët. Duke pritur që koha të rrjedhë dhe afatet e caktuara nga parlamenti ta shuajnë atë vullnetin e mirë që mund të kenë pasur shqiptarët për ngritjen e tyre”, tha Kaso.

Referomën territoriale, Kaso e quajti një dështim, pasi ka larguar shërbimet nga qytetarët dhe u përdor nga Partia Socialiste thjesht për qëllime elektorale, ashtu siç asaj i leverdiste.

"U synua që të krijoheshin njësitë më të mëdha administrative për të pasur bashki më të forta, si edhe për të ragrupuar shërbimet në një dorë dhe për të ulur kostot që komunat i kishin të larta, për të ulur numrin e punonjësve. Kjo ishte arsyeja pse u shit reforma e territoriale. Jo vetëm që shërbimet do shkonin më larg nga qytetarët, por u pa që në aspektin financiar, paratë publike për shërbimet jo që nuk janë kursyer, por abuzuar, numri i punonjësve për efekt elektorale është dyfishuar. Ndarje për efekte elektorale, si i leverdiste maxhorancës nga pikëpamja elektorale", vijoi ai.

Ndalur në draftin e KLGJ për hartën e re gjyqësore, Kaso shprehet se është një përpjekje e Edi Ramës për të kontrolluar gjykatat. Sipas tij, sistemi ynë, por edhe qytetarët janë të papërgatitur për hartën e re gjyqësore.

“Kontrollin politik mbi gjykatat, se duke patur pak dhe duke i patur në Tiranë i kontrollon më mirë, duke i bërë qytetarët që për shkak të largësisë dhe shpenzime të rritura për të pasur akses në drejtësi, synojnë që qytetarët të mërziten te heqin dorë nga përballjet në dyert e gjykatave, si një mënyrë për të ulur presionin ndaj drejtësisë, që ka stok mijëra çështje. Hartë që jemi tërësisht të papërgatitur, jo vetëm për qytetarët, por edhe sistemi është i papërgatitur. Ka për të qenë një kaos, Ka kohë që ët dëgjohet zëri i arsyeshëm”, u shpreh Kaso.

Më 17 qershor 22 Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nisi seancën e parë. Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, ku PS do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

***

*Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të 25 prillit, në vendin tonë është aplikuar sistemi zgjedhor proporcional rajonal me lista te hapura, ku zgjedhësit përveç siglës se partisë politike u votua edhe për kandidatin/en.

Shqipëria më herët ka aplikuar sistemin zgjedhor mazhoritar me korrektim proporcional kombëtar, ku 100 deputetë zgjidhesh drejtpërdrejtë, ndërsa 40 të tjerët nga lista proporcionale e partive. Por, sistemi u ndryshua me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar