‘Territorialja’/ PD kërkon 94 bashki, eksperti i PS-së: Bashkitë e mëdha më efektive! PS kushte për negocim për shtim të bashkive! Çupi: Po talleni me shqiptarët

Rekomandimet e ekspertit të PS tek Reforma Territoriale të cilët iu qëndrojnë hartës aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe, jo siç opozita kërkon 33 bashki më shumë, ndezin debatin në komision nuk u pritën mirë nga  deputetët demokratë.

“Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët”, tha Dhurata Çupi.

Artan Shëmbi tha se nuk ka një studim që do mund ti shtynte drejt ndryshimit të numrit të bashkive dhe duke iu referuar shifrave, sipas tij, bashkitë e mëdha janë më rezultative.

“Në 7 vite, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Financave ka rritje të buxhetit në tërësi nga 2.1% në 3.2% të PBB, plus shpenzimet e tjera  shkon deri te 5.8% të PPB. Shpenzimet totale nga 34 mld lekë në 2015, në 57 mld në 2021, pra janë 70% më e lart.  Ministria e Financave deklaron 35% më pak punonjës në administratën e bashkive se në 2014. Ka një rritje të numrit të punonjësve të sektorit të shërbimit që ofrojnë shërbime publike direkte. 76% më pak këshilltarë, 6500 ishin në 2014, sot 1600”, tha Shkëmbi.

Për opozitën ekspertët e PS janë në të njëjtën linjë partiake dhe nuk afrojnë qëndrime të pavarura në lidhje me reformën.

“Mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklaratës së Ballës”, tha Çupi.

“Të katërt ekspertët vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj”, iu përgjigj Anila Denaj.

Por pavarësisht debateve duket se raporti i PS hap shteg edhe për negocime. Sipas raportit të siguruar nga “Report Tv” janë 6 kushte ku palët mund të bien dakord për shtimin e një apo më shumë bashkie.

Kushtet e PS për Bashkitë e reja

  • • Të jete zonë funksionale.
  • • Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
  • • Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
  • • Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
  • • Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
  • • Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar

Në mbledhjen e fundit të Komisionit në datë 19 të këtij muaji, pritet të vendoset nëse në Parlament do të shkohet me 1 raport të dakordësuar apo me dy të tillë, çka do të thotë se palët do paraqesin hartë territoriale veçmas.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Raporti Paraprak

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:06
Debat te 'Territorialja' për raportin e ekspertëve të PS/ Çupi: Talleni me shqiptarët, përkthyet deklaratën e Ballës! Denaj: S'mund të hedhim baltë për rekomandimet

 

Pas prezantimit raportit të ekspertëve të PS për hartën territoriale, ka pasur debate mes bashkëkryetareve Dhurata Çupi dhe Anila Denaj.

Çupi: Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët se mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklarates së Ballës.

Denaj: Të katërt ekspertët vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj.

Deputeti i PS, Baftjar Zeqaj: Mazhoranca ka ushtruar të drjetën e saj kushtetuese. Erdhi dhe dha kontributin e saj në këtë tryezë. Ne nuk kemi parë një përqendrim të problematikës nga opozita. Pasi opozita kërkoi ndryshime të hartës territoriale dhe është ajo që ka për detyrën të na bindi për këtë gjë dhe problematikën që ka për ndërhyrje territoriale. Unë besoj se nuk erdhi asnjë problematikë e shtjelluar dhe ku mund të bazohenim. Unë besoj se jemi duke shkuar drejt uljes së bashkive në 36. Nuk e di nëse do ndodhi, por jam i bindur që shumë shpejt do shkojmë me më pak se njësi vendore. Kjo nuk është dëshira ime, por nevojë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 11/10/2022 10:51

    Po nuk u be Vicidoli bashki nuk ka reform.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori