Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka dhënë sot mendimin pro për propozimin për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh.
Vendimmarrja erdhi pas procesit të konsultimeve publike të zhvilluara në territor, ku u evidentuan mendimet, qëndrimet dhe propozimet e qytetarëve dhe aktorëve vendorë.
Në konsultime morën pjesë 589 qytetarë, nga të cilët 516 u shprehën pro reformës, ndërsa 73 kundër.
Ndërkohë nga 51 anëtarë që ka Këshilli Bashkiak i Elbasanit, në votim morën pjesë 36 këshilltarë, ku 26 votuan pro dhe 2 kundër.
Këshilli Bashkiak i Elbasanit nënvizoi se riorganizimi duhet të shoqërohet me garantimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së shërbimeve publike. Po ashtu, theksohet nevoja për të siguruar aksesin në shërbime dhe përfaqësimin e komuniteteve në territorin e ri të bashkuar.









Komente
Komento