Territorialja, Kruja:Mazhoranca
s'i ka numrat, duhet konsensus

Territorialja, Kruja:Mazhoranca<br />s'i ka numrat, duhet konsensus
TIRANË- Partia Demokratike rithekson rëndësinë që reforma territoriale të miratohet me konsensus. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, deputeti i PD-së Keltis Kruja tha se konsensusi është elementi kyç për realizimin e kësaj reforme, ndërsa u shpreh se mazhoranca nuk i ka numrat për kalimin e saj. Sipas tij, numrat janë realizuar “me trafikim votash, pasi në zgjedhjet e qershorit, mazhoranca nuk i mori numrat për të kaluar reformën”.
 
Lidhur me reformën territoriale, ku u tha se takimi Rama-Basha nuk do të zhvillohet. A ka një qëndrim zyrtar për këtë takim?
Përgjigjja ndaj letres së kryeministrit Rama është kthyer me një letër nga zoti basha, ku kërkohej nga Rama të përgjigjej nëse ishte i gatshëm për konsensus. Por përgjigjja që ne morëm në parlament nuk morrën përgjigje për konsensus. E njohim praktikën e letrave të hapura të Ramës. Arroganca e shprehur në fjalimet e Ramës në parlament, dhe letra e tij e hapur për të krijuar shoë dhe fasadë në qëndrimin e tij politik, ishte një fjalim që i mbylli rrugën asaj që BAsha kishtë kërkuar në letërpërgjigjen e tij. Konsensusi duhet të mbizotërojë në klimën politike shqiptare.
 
Pse nuk ulët në tavolinë Basha për të negociuar?
Ishte kryeministri ai që zgjodhi komunikimin me një letër të hapur. Kështu u përgjigj edhe Basha. Duke i bërë të qarta ato që ne kërkojmë si mazhorancë, për t’u ulur në tavolinë me mazhorancën, duke u bazuar tek konsensusi. Kuvendi sot është kthyer në një noter të qeverisë. Ka pasur tentativa të përsëritura të qeverisë, që programi i qeverisë u tentua të kalohej në parlament pa pasur kohë për diskutim.
 
Ju si PD kërkonit konsensus kur ishit në pushtet, por nuk i kishit numrat, ndërsa mazhoranca e sotme i ka numrat. Pse nuk shfrytëzoni këtë mundësi
Koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për ta kaluar këtë reformë. Sovrani ka prodhuar një mazhoranca e cila nuk i ka numrat për ta kaluar e vetme këtë reformë. Mundet që të shkojë i vetëm dhe ta votojë atë reformë, por kjo refromë nuk i përket vetëm PS dhe LSI.
 
A mendoni se duhet bërë reforma administrative-territoriale?
Ne këto reforma i kemi edhe kur kemi qenë në qeveri. Ne jemi për një reformë e cila do të përmirësojë kushtet e menaxhimit të territorit në vend, por këto duhet të diskutohen në tryezën që do të ngrihej me përfaqësimin e opozitës. Ne po diskutojmë nëse kjo reformë duhet të kalojë me konsensus. Ne nuk mund të flasim se mund të kalohet kjo reformë duke trafikuar vota. Kryeministri ndërkohë që ne na thotë ju keni paritet dhe të gjitha të drejtat, nuk pranon të diskutojë që kjo reformë të votohet në parlament me konsensus. Ne nuk kemi garanci që kjo reformë kur të shkojë në parlament nuk do të ndryshohet. Ne jemi mosbesues ndaj kësaj, dhe kërkojmë mekanizma të thella të marrëveshjes, në mënyrë që ta kalojmë me konsensus këtë reformë. Akti i parë i kësaj qeveria ka qenë akti për zhbërjen e konsensusit të arritur vitin e kaluar. Ne kemi kërkuar konsensus, dhe ne nuk jemi futur në detaje pa zgjidhur çështjen më të rëndësishme dhe më jetike, që është se kjo reformë duhet të kalojë me konsensus të plotë dhe të gjerë. Kjo reformë do ketë impakt në jetën e çdo qytetari shqiptar, në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, etj.
 
Në shtyp dhe disa media është thënë se në grupin parlamentar të PD ka dy rryma, një pro takimit dhe një kundër. A mund ta konfirmoni?
Qendirmi i PD ka qenë dhe ëhstë ai që është shprehur nga kreu i PD. Me shumë përulësi dhe me shumë ndjenjë përgjegjësie kryeministri Rama kërkon të ulet me opozitën. Ndërsa ditën tjetër, në parlament transformohet dhe vetëm sulmon opozitën.
 
Perceptimi është se kryetari de jure pranon të flasë, ndërsa kryetari de fakto e kundërshton?
Partia Demokratike ka vetëm një kryetar. Berisha është lideri historik i PD-së, ai ka ndikim, por në vendimmarrjen është grupi i deputetëve ai që vendos dhe përgjigjen e jep zoti Basha.
 
Basha konsultohet me Berishën?
Pyesni Bashën për këtë.

Çfarë është  thënë në grupin Parlament lidhur me ftesën?
Përgjigjja e vetme është vetëm ajo që ka shprehur kryetari Basha.
Vendimi është i vendimi ai që është shprehur nga kryetari. Basha është shprehur i gatshëm të takohet, por kjo në kuadrin e një problematike që ka ngritur grupi i PD-së në parlament.
Në të gjithë veprimtarinë e saj, qeveria nuk respekton Kushtetutën, asnjë ligj por vetëm dhunon institucionet e pavarura.

Ky vendim është shtyrë në kohë apo përgjithmonë?
Kishim një letër të Ramës që u pasua nga një letër përgjigje të Bashës, ku ai shprehet shqetësimet e opozitës, për ato që duhet të diskutoheshin. Ai është shprehur se vetëm kështu do të pranojë të diskutojë me kryeministrin në të gjitha etapat, por diskutimi duhet të përqendrohet në të gjitha problemet.

A nuk ju duket se opozita mban të njëjtin qëndrim që ka mbajtur PS për votimin e 3 ligjeve?
Jo, kjo është një situatë tjetër. Socialistët i bllokuan 3 ligjet e kërkuara nga BE-ja dhe dhënë konsensusin shumë të vonuar dhe na kushtuan ne marrjen e statusit.
Ne në ndryshim nga ata, kemi bërë një hap. PD ka iniciuar një rezolutat, ku ka kërkuar dhënia e statusit. Ky është akti i parë që në 23 vjet demokraci opozita e kërkon këtë.

Kanë kaluar mbi 8 muaj dhe situata në strukturat e PD është ngrirë. Është zgjedhur vetëm kryetari ndërsa krerët e rretheve nuk janë zgjedhur?
Jo, situata nuk është ngrirë. Ne jemi në një proces zgjedhjesh.
Gjithmonë përpara zgjidhjes së krerëve, zgjidhet fillimisht anëtarësia e partisë.  
Është një proces shumë i rëndësishëm që konsiston në një hapje të  Partisë Demokratike ndaj të gjithë njerëzve, të rinjve, grupmoshave të ndryshme, të cilët nuk pajtohen me politikën e kësaj qeverie.

Duhen 8 muaj për të certifikuar anëtarësimin?
Jo procesi nuk ka nisur në qershor, nuk janë bërë 8 muaj. Procesi ka filluar nga dhjetori dhe ka proceduarat e veta. Procesi i anëtarësimeve të reja është shumë i rëndësishëm dhe serioz  që kërkon kohën dhe mënyrën e vetë për të pas një produkt sa më të mirë.  Aktualisht ne jemi në një proces zgjedhjeje.
Kur do të zgjidhen strukturat drejtuese në rrethe?A janë identifikuar ato e figura që ë çuan PD drejt humbjes në zgjedhjet e qershorit. A keni bërë një analizë?
 
Analiza është bërë dhe po bëhet. Analiza nuk është proces publik, mediatik. Analiza e brendshme bëhet me të gjithë përgjegjësit që një forcë politike të kuptojë se çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet?
 I keni identifikuar shkaqet e humbjes?
Për sa i përket çështjeve që mediat janë interesuar, ata e kanë pasur informacionin. Kështu që të gjitha ata që ndodhin në Partinë Demokratike, janë të pasqyruar në media.
Nuk ka diçka e cila është e jashtëzakonshme. Analiza është bërë dhe po bëhet dhe të gjitha ato çështje që janë identifikuar si mangësi në vitet e kaluara ne do t;i rregullojmë që të shkojmë në zgjedhjet vendore sa më të fortë.
Po ata që ju keni identifikua si humbës, a do të zgjidhen edhe një herë?
Ky proces nuk është dhe nuk do të veçoj individ të caktuar. Ky është një proces që do ta shëndoshi Partinë Demokratike që të shkojë në zgjedhjet vendore më e fortë.

A do të kandidoj Basha për kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Është herët për të folur për të.
 
Disa javë më parë, Mesila Dode e ftuar në emision u shpreh ndryshe. Pra nuk shkon gjithçka mirë siç thoni ju. Ajo foli që disa figura të PD janë të përjashtuar. Ajo la të kuptohet se ka një gjueti shtrigash nga kryetari aktual?
Unë nuk kam dijen për këtë. Por PD-ja dhe ne si deputetë të lirë, themi gjithsesi atë që mendojmë.
Unë i rikthehem asaj që thash edhe më parë. Nuk ka asnjë anormale në procesin në të cilin ndodhet Partia Demokratike. Jemi tek një proces i parë për të kaluar në zgjedhjet e pas këtij hapi. Jemi në proces anëtarësimi. Ne funksionojmë në bazë të rregullave, mekanizmave, të statutit të brendshëm të partisë.
 
Flasim për marrëdhëniet mes Presidentit Bujar Nishani me qeverinë. Si i shikoni ju?
Padiskutim që ka pasur një ofensive ndaj Presidentit Bujar Nishani. Kjo u pa që në mbledhjen e parë të qeverisë, ku me vendim të Këshilli të Ministrave, u vendos heqja e portretit të presidentit Nishani. Kjo nuk ishte një tjetër veçse një shenjë që dha qeveria për qëndrimin që do të mbanin ndaj presidentit Nishani. Kjo ishte diçka që qeverias e kishte planifikuar që do të mbante ndaj institucioneve të pavarura.  

Vetëm për 3 institucione janë deklaruar. Për SHISH, AMA dhe ILDKP, ndërkohë ka shumë institucione të tjera?
Shikoni deklarimet e Ramas ndaj gjyqësorit.
Të marrim AMA-an, e cila ka qenë këshilltare e AMA-s që i ka mbaruar mandati që më 2012?
Po flasim për institucione. Të mos merremi me emra konkret. Këto janë qëndrime të qarta të kryeministrit dhe qeverisë për Kushtetutën, ligjet, Presidentin.
 
Dekreti i presidenti duhet të votohet apo jo?
Të përdorësh këtë artifik krejt naiv, do të thotë se ky kryeministër dhe kanë ndarë mendjen për të shkelur ligjin dhe Kushtetutën.
 
Përse e mbroni me kaq këmbëngulje zotin Visho Ajazi?
Ne nuk kemi përmendur emra, e ritheksoj, ne jeni shumë të shqetësuar nga fenomeni.
Ky është një institucion tjetër që ky është sulmuar nga qeveria dhe  kryeministri. Nëse ju e thoni që duhet të rrëzohen të gjitha institucionet e pavarura dhe pastaj të reagojë opozita...
 
A mendoni se Nishani veproi me standard të dyfishtë për kreun e ILDKP. Ai dekretoi kandidaturën e Gandaj kurse tani kur në qeveri është PS,  e hedh poshtë?
Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë që të iki X dhe të vij Y. Fenomeni i sulmit të institucioneve të papavarura rrezikon një demokraci që është ndërtuar për vite me radhë jo një demokraci që nuk ka shumë që ka marrë formë.

Ju si anëtar i komisioni të sigurimit, çfarë mendoni për mbledhjen e fundit, ku Viso Ajazi nuk ishte pajisur me certifikatë?
Mbledhja është ndërprerë për një shkak teknik, për shkak të mungesës së certifikatës.
Institucioni, kryetari është ai që jep konsiderata. Ai është ai që thirr mbledhjet. Situata ishte kjo. Ai u thirr për të raportuar nga opozita pas akuzave të Ministrisë së Brendshme. Dhe ne bëmë një kërkesë për raportim, kjo ishte. Mbledhja u anulua për shkak të mungesës së certifikatës që nuk e zotëronte kryetari.

Nëse nuk do të marri certifikatë a do të vazhdojë raportimi?
Shefi i shërbimit është ai që i prodhon materialet më sekrete të vendit.

Do të shkojë një grup deputetësh për kontroll nga opozita dhe qeveria?
Ne për këtë nuk kemi dijeni. Kjo është një kërkesë e mazhorancës. SHISH raporton në parlament. Ai nuk mund të jetë një objekt kontrolli sa herë kërkojnë. Kjo përcaktohet nga rregulla të parlamentit.
 
Redaksia online
(esh/es/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu