Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, që ndodhet mes protestuesve para Kuvendit që janë kundër reformës territoriale, u bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë.
“Qytetarët e këtyre 15 bashkive kanë gati 2 muaj që protestojnë në qytetet e tyre. U bëj thirrje sot jo vetëm deputetëve të Gjirokastrës, por të gjithë deputetëve të parlamentit: të mos e votojnë këtë reformë shpopulluese, këtë reformë e cila është në kundërshtim me Kushtetutën. Është një reformë në kundërshtim me kartën e BE. Kjo nuk sjell asnjë zhvillim, veçse shpopullim. Harta e propozuar nga PD ripopullon Shqipërinë”, tha Malaj.
Sipas projektit të socialistëve, Memaliaj do t’i bashkohet Tepelenës. Më herët, Malaj pati edhe një përplasje me efektivët e policisë.
Lajmi kryesor:
Protesta kombëtare e PD mbledh 100 veta, Sali Lushaj udhëheq sulmet ndaj efektivëve! Flamingot sulmojnë me vezë e flakadanë, policia hedh spray me piper (PAMJE ME DRON)











