Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Territoriale, Kristaq Kume ka kërkuar që të bëhet ndërhyrje edhe në Kushtetuese për riorganizimin e pushtetit lokal. Ai thotë se duhet të përcaktohen 2 nivele ndarjeje, rajonet dhe bashkitw dhe më pas të merret vendimi për ndarjen e bashkive nw rurale apo urbane.
“Duhet ndërhyrje në Kushtetuese për riorganizim të pushtetit lokal, jo ndryshim vetëm në hartë. Nuk mjafton rindërtimi në hartë, duke u kushtëzuar nga gara politikë elektorale e ardhshme. Reforma të votohet me dakordësinë e të tërëve, jo vetëm me shumicë të cilësuar apo shumicë të thjeshtë. Kjo duket e vështirë po të shohësh kontekstin politik ku ndodhemi.
Të përcaktohen 2 nivele ndarjeje. Dhe më pas të vendoset si do ndahen bashkitë rurale apo urbane dhe të hiqet termi komunë dhe vetëm bashki, që mund të organizohen si të tilla. Problem i qarkut, s’ka patur asnjë të shprehet pozitivisht për efektin e prekshëm të qarkut në mirëqeverisje. Në këtë pikë është dhe rifutja e listave të hapura për zgjedhjet lokale për një përfaqësi direkte. Këtu hynë në lojë dhe komisioni tjetër”, tha Kume.
Lajmi kryesor:
'Territorialja'/ Mazniku: Të bashkohet Vora dhe Kamza me Tiranën! Kapllanaj: Të marrë fund dhënia e financave sipas dëshirave të Ramës
