Territorialja, Nishani paralajmëron 
rrëzimin: Të jetë sipas KushtetutësBraçe: Nishani sekretar organizativ i PD

Territorialja, Nishani paralajmëron <br />rrëzimin: Të jetë sipas KushtetutësBraçe: Nishani sekretar organizativ i PD
TIRANE- Reforma Territorjale mesa duket do të ketë të njëjtin fat si ai i tre ligjeve të rëndësishme, ligji për KLD, ligji për Policinë e Shtetit dhe ai për funksionimin e Gjykatës Administrative, kthimin për rishqyrtim në Parlament. Kjo u la të kuptohej sot nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë një takimit me 23 përfaqësues të pushtetit vendorë.

Gjatë këtij takimi, ​Presidenti garantoi se mbështet plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale duke e konsideruar atë si një çështje te rëndësishme, por shtoi gjithashtu se kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Presidenti Nishani theksoi se kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani, pasi i dëgjoi me vëmendje mendimet, propozimet si dhe pikëpamjet e ndryshme të pranishmëve, vuri në dukje se reforma në fjalë në radhë të parë duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit.

Territorialja, Nishani me vendorët: Të mbështetet në Kushtetutë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbështet nismën e qeverisë për reformën territoriale, duke e cilësuar atë një çështje të rëndësishme, por thekson se kryerja e saj duhet të jetë e mbështetur në Kushtetutë. Gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të pushtetit vendor, presidenti Nishani tha se realizimi i reformës territoriale duhet të bëhet në përputhje me interesat kombëtare, pasi ka ndikim tek interesat dhe problemet e qytetarëve.
 
Sipas Kreut të Shtetit, për shkak të rëndësisë që paraqet, realizimi i kësaj reforme kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm.
 
“Një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”, u shpreh Presidenti Nishani.
 
Sipas Kreut të Shtetit ky takim me vendorët vjen pas kërkesave e ankesave që i kanë shkuar Nishanit, nga grupe të ndryshme interesi, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, përpara se ai të shprehet me dekret.
 
Presidenti Nishani theksoi se “kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit”.
 
Në përfundim të takimit, presidenti Nishani siguroi vendorët se “do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar”.

Haxhimali paralajmëron: Nishani do ta rrëzojë Territorialen
Reforma Territoriale ka mbledhur 23 kryekomunarë të vendit, kryesisht të djathtë të cilët kanë dorëzuar në tryezën e presidentit shqetësimet e tyre për ndarjen administrative. Në takim ka marrë pjesë edhe kreu i komunës Lazarat Dasho Aliko.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Komunave Agron Haxhimali ka paralajmëruar rrëzimin e ligjit kur tha se nëse parlamenti do ta rivotojë pas rrëzimit nga Nishani, ata do ti drejtohen kushtetueses si hapin tjetër ligjor.

“Akoma kam bindje se parlamenti do ta marrë me seriozitet çdo kthim mbrapsht të këtij ligji dhe është në nderin e këtij parlamenti nëse do kthehet apo jo që ta rishqyrtojë dhe ta marrë në konsideratë edhe një herë, jo vetëm shoqatës së komunave por edhe opsioneve të tjera, nëse nuk do ndodhi dhe kjo ne do t'i drejtohemi gjykatës kushtetuese . Çështja e referendumeve është një çështje që e zgjedhin vet të zgjedhurit vendor të komuniteteve që ka të bëjë me mu si shoqatë e Komunave”-tha Agron Haxhimali.

Më tej ai shprehet se Parlamenti nuk mori parasysh kërkesën e tyre, por pranoi se gjatë procesit janë zhvilluar konsultime me ministrin Bledi Çuci si edhe me anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale.

“Për sa kohë parlamenti në momentin e fundit pranoj disa ndryshime të një loje politike midis PDIU dhe partisë së të drejtave të njeriut, pse ky parlament nuk mori në konsideratë një propozim tejet dinjitoz të komunave për 28 njësitë e reja të qeverisjes vendore”- u shpreh Haxhimali.
 
Presidenti Bujar Nishani ktheu vetëm pak ditë më parë tre ligje të miratuara nga Kuvendi si ligji për KLD, për Policinë e Shtetit si edhe ligjin për funksionimin dhe organizimin e Gjykatës Administrative.
 
Harta e re territoriale e Shqipërisë që u bojkotua nga opozita u miratua nga Kuvendi më 31 korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar. Ligji për hartën e re territoriale mori edhe votat e PDIU.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë